Lajmet, Shtator 2021
Komiteti Kombëtar i Digave të Mëdha (KKDM) në datën 23.09.2021 organizoi mbledhjen e muajit
Shtator 2021.
Çështjet kryesore të shqyrtuara në këtë mbledhje ishin:
1- Shqyrtimi i Planeve të gatishmërisë në rastet e emergjencave civile për digat e HEC-ve Ulzë, Shkopet dhe Bistrica 1 me shfrytëzues KURUM sh.a .
Për informacion më të detajuar, Ju lutemi klikoni Vendimin e KKDM Nr.32, datë 23.09.2021 këtu:
2- Shqyrtimi i Planeve të gatishmërisë në rastet e emergjencave civile për digën e HEC-ve Fierzë, Koman dhe Vau i Dejës qe me shfrytëzues KESH sh.a .
Për informacion më të detajuar, Ju lutemi klikoni Vendimin e KKDM Nr.33, datë 23.09.2021 këtu:
Gjate muajit Shtator 2021, Kryetari i KKDM ka organizuar vizita pune në digat e Janjarit dhe Mursi,si dhe në digat e HEC-ve Koman dhe Fierzë.
Në datën 22.09.2021, në bashkëpunim me përfaqësuesit e KESH dhe ekspertet e Bechtel është organizuar një vizitë pune në zonën ku parashikohet të ndërtohet diga e HEC Skavica në kuadër të fillimit të studimeve mbështetëse për projekt-idenë e ndërtimit të kësaj dige .
Sakavicë,2021 Diga e Janjarit, Konispol, 2021