Lajmet, Dhjetor 2021
Komiteti Kombëtar i Digave të Mëdha (KKDM) në datën 20.12.2021 organizoi mbledhjen e muajit
Dhjetor 2021.
Çështjet kryesore të shqyrtuara në këtë mbledhje ishin:
1. Analiza dhe Shqyrtimi i Problematikave në lidhje me Simulimin e Veprimeve në rastet e emergjencave civile në digën e HEC Banjë.
Për informacion me të detajuar Ju lutemi klikoni Vendimin Nr.39 të KKDM,dt 20.12.2021 këtu
2. Miratimi i Programit të Punës së KKDM për vitin 2022
Për informacion me te detajuar ju lutemi klikoni Vendimin Nr. 40 të KKDM,dt 20.12.2021 këtu
Në datën 13.12.2021, në sallën e mbledhjeve të ASH u organizua eventi i përbashkët me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në lidhje me Digat e Hidroenergjisë në Shqipëri. Në këtë takim morën pjesë Kryetari i ASH, Skënder Gjinushi dhe anëtarë te ASH si dhe projektues dhe ndërtues të këtyre veprave Kryetari i KKDM, z. Arjan Jovani bëri një prezantim për 24 digat e mëdha të Hidroenergjisë në vendin tonë duke vendosur theksin në punën projektuese dhe ndërtuese të plejadës se Inxhiniereve të asaj kohe. Gjithashtu, në këtë prezantim u vu theksi tek puna që duhet kryer për monitorimin e këtyre digave dhe rritjen e sigurisë së tyre përmes hartimit të Planeve të Gatishmërisë dhe kontrollit teknik të vazhdueshëm.Gjithashtu, gjatë muajit Dhjetor 2021, u organizuan leksione të hapura në Universitetet publike dhe private të vendit tone duke bërë një përshkrim të rëndësisë së këtyre digave, rritjen e jetëgjatësisë së tyre, fuqizimit të monitorimit të tyre si dhe rritjen e sigurisë në to.