Simpoziumi Vjetor i Komitetit Francez te digave dhe Rezervuareve (CFBR), Aix les Bains, Francë, 25 Janar 2024
Ne daten 25 Janar 2024, u organizua simpoziumi vjetor i Komitetit Francez te Digave dhe Rezervuareve (CFBR).
Ky event u organizua ne Qendren e Kongreseve ne Aix Les Bains ne vijim te mbledhjes se Asamblese se pergjithshme te CFBR. I Ftuar Nderi per kete vit ne kete event ishte Komiteti Shqiptar i digave te medha (ALBCOLD) ku Kryetari i ketij Komiteti, z. Arjan Jovani beri nje prezantim per historine dhe gjendjen aktuale te digave dhe rezervuareve te medhenj ne Shqiperi si dhe per sfidat ne te ardhmen ne kete sektor.
Në simpozium u trajtuan disa ceshtje kryesore si
- Roli i rezervuaraeve ne luften kunder thatesires.
- Zhvillimi I digave dhe sektorit te Hidroenergjise ne Zvicer.
- Rezistenca e digave te medha ndaj prishjeve aksidentale te tyre.
- Hidroizolimi dhe forcimi I digave
- Analizat gjeoteknike n elidhje me qendrueshmerine e rreshqitjeve ne diga.
Ne punimet e ketij Simpoziumi moren pjese antaret e Asamblese se pergjithshme te CFBR, Presidenti i ICOLD. Prof. Michel Lino, zevendespresidentet e ICOLD per Europen si dhe Bordi drejtues i ICOLD dhe te ftuar nga Komitete homologe nga Europa, Amerika dhe Afrika
Gjatë simpoziumit u organizuan takime pune me perfaqesues te Autoritetit të Sigurisë së Digave në France, perfaqesues te EUROCOLD si dhe me eksperte franceze per monitorimin dhe sigurine e digave.
Nje takim i vecante u organizua me presidentin e CFBR, prof. Denis Aelbrecht, ku u diskutua ne lidhje me bashkepunimin ne te ardhmen te te dy Komiteteve si dhe konkretisht per detajet në lidhje me organizimin e simpoziumit ndërkombëtar dypalesh në Tirane, Shqipëri. U ra dakord që simpoziumi të organizohet në bashkëpunim ndermjet ALBCOLD dhe CFBR në Tiranë ne 16 – 17 Maj 2024.
Tema kryesore e këtij eventi do të jenë Inovacionet dhe Sfidat e reja në sektorin e digave te medha ku do te trajtohen ceshtje ne lidhje me qeverisjen dhe kontrollin e sigurisë së digave, standardet teknike për sigurinë dhe monitorimin e digave, Inovacionet dhe zhvillimet e teknologjive te avancuara në drejtim të projektimit, sigurisë dhe monitorimit të digave të mëdha. Ne simpozium do te marre pjese edhe Presidenti I ICOLD, prof. Michel Lino.