17. Janar 2025

Lajmet, Shkurt 2024

6 Mars, 2024
Diga e Manskurise, 2024
Në datën 21.02.2024, Komiteti Kombëtar i Digave të Medha (KKDM) organizoi takimin e zakonshem per muajin Shkurt 2024.

Ne kete takim ku moren pjese te gjithe antaret e KKDM u analizua dhe u shqyrtuan disa ceshtje kryesore si me poshte:

  • Projekti i zbatimit per rikonstruksionin e nyjes hidroteknike te Manskurise te shfrytezuar nga UKD. KKDM mori në shqyrtim Projektin e paraqitur nga UKD per rikonstruksionin e nyjes hidroteknike te Manskurise e cila eshte pregatitur nga firma Konsulente ZENITH shpk. Nga shqyrtimi i dokumentacionit te paraqitur rezulton se projekti nuk i ka plotesuar kerkesat e nenit 5, pika B te ligjit te mesiperm si dhe te nenit 8 te VKM se mesiperme. Relacioni hidrologjik dhe relacioni me karakteristikat e materialeve te ndertimit mungojne ne dokumentacionin e paraqitur. Kerkesat e KKDM te dhena ne Vendimin e KKDM Nr. 15, date 25.05.2023 nuk jane plotesuar. Konkretisht, ne dokumentacionin e dorezuar mungojne llogaritjet dhe verifikimi i qendrueshmerise se diges ne kushtet aktuale dhe pas rehabilitimit te parashikuar, Raporti teknik per sistemet e monitorimit qe duhet te instalohen ne dige dhe sistemi i Alarmit sipas kerkesave te legjislacionit ne fuqi, kurba e volumeve dhe siperfaqeve aktuale të ujit për rezervuarin e Manskurise bazuar ne matje faktike batimetrike. Studimi Sizmik nuk ploteson kerkesat e KKDM ne lidhje me rrezikun sizmik per digat. KTPD i rekomandoi antareve te KKDM të mos miratoj projektin e paraqitur isk te larte per humbjen e jeteve te njerezve ne zonat urbane poshte tyre ne rast te prurjeve te medha apo prishjes se mundshme te ndonje dige. Per sa me siper, KKDM vendosi te mos miratoj projektin e zbatimit te paraqitur nga UKD per Rikonstruksionin e nyjes Hidroteknike ne rezervuarin e Manskurise per shkak te mangesive te konstatuara ne dokumentacionin teknik te paraqitur si dhe mosplotesimit te kerkesave te legjislacionit ne fuqi dhe kerkesave te KKDM. Njekohesisht, KKDM vendosi ti kerkoj UKD, plotesimin e dokumentacionit teknik te projektit me detyren e projektimit, relacionin e plote hidrologjik, relacionin me karakteristikat e materialeve te ndertimit, Relacionin dhe llogaritjet perkatese per verifikimin e qendrueshmerise se diges para dhe pas rikonstruksionit, Relacionin ne lidhje me sistemet e monitorimit qe duhet te instalohen ne dige, relacionin ne lidhje me instalimin e sistemit te alarmit ne diges dhe ne zonen urbane poshte saj, Raportin e firmes keshilluese te licencuar dhe me eksperience ne fushen e digave, relacion ne lidhje me rregulloren e shfrytezimit dhe monitorimit te diges.

Për informacion më të detajuar Ju lutemi klikoni Vendimin Nr. 05 te KKDM, datë 21.02.2024 këtu

  • Shqyrtimi i kerkeses se Bashkise Tirane dhe UKT per projekt idene ne lidhje me rehabilitimin e diges se liqenit artificial te Tiranes. Gjate kesaj mbledhje, KKDM mori në shqyrtim dokumentacionin teknik te paraqitur nga UK Tirana dhe Bashkia Tirane per projektidete ne lidhje me Rikonstruksionin e diges se Liqenit te Tiranes e cila administrohet nga UK Tirana dhe pronare e te ciles eshte Bashkia Tirane. Diga e Liqenit te Tiranes me lartesi 17 m dhe gjatesi 600 ml eshte ndertuar ne vitin 1959 dhe e mbingritur ne vitin 1962. Nga shqyrtimi i dokumentacionit te paraqitur rezulton se mungon detyra e projektimit. Projekti nuk eshte firmosur nga pronari apo shfrytezuesi i diges si dhe mungon Raporti i nje studio keshillimi me licence dhe eksperience ne fushen e projektimit te digave,etj te cilat kerkohen ne baze te VKM Nr. 147 te mesiperme, neni 10. Gjithashtu, bazuar ne nenin 13 te VKM Nr. 147, per rastet e projekteve te riparimit apo permiresimit te diges vlejne vetem kerkesat e nenit 9 qe kane lidhje me permbajtjen e projektit te zbatimit per miratim teknik ne KKDM. Per sa me siper, antaret e KKDM rane dakord qe ti kerkojne Bashkise Tirane dhe UK Tirane dorezimin e nje projekti te plote zbatimi per rehabilitimin e te gjithe sistemit te shkarkimit te diges qe nga Kulla e portave te shkarkimit ne dige dhe deri tek pjesa dalese e ketij sistemi ne lumin e Lanes te shoqeruar edhe me nje investigim te plote te te gjithe sistemit duke perfshire edhe investigimin me CCTV ose metoda investiguese moderne brenda kolektorit kryesor si dhe nje analize te qarte te gjendjes aktuale te ketij sistemi, kapacitetit percjelles te tij dhe perdorimit te ketij sistemi per shkarkimin dhe derdhjen ne lumin e Lanes te ujrave te zeza dhe ujrat e bardha ne zonen ku kalon ky kolektor.

Per Informacion më të detajuar Ju lutemi klikoni Vendimin Nr. 06 te KKDM, datë 21.02.2024 këtu


Rreth nesh

Komiteti Kombëtar i Digave të Mëdha (KKDM) është organ i Këshillit të Ministrave i cili ushtron kontrollin e shtetit për sigurinë e digave dhe dambave si vepra të një rëndesie të vecantë dhe përfaqeson shtetin shqiptar ne Komisionin Ndërkombetar te Digave të Mëdha (ICOLD).



Postimet e Fundit