07. Nëntor 2024

Simpozium mbi standartet teknike për digat dhe siguria e tyre ndaj tërmeteve, Tiranë, 15 Dhjetor 2023

26 Dhjetor, 2023
Simpozium mbi standartet teknike per digat dhe Siguria e tyre ndaj termeteve, Tirane, 15 Dhjetor 2023
Në datën 15 Dhjetor 2023, u organizua në Tiranë simpoziumi ndërkombetar i përbashkët ndërmjet Komitetit Kombëtar të digave të mëdha (KKDM), Akademisë së Shkencave (ASH) dhe Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit.

Ne kete simpozium ishin ftuar eksperte te digave nga Shqiperia, Italia dhe Greqia si dhe perfaqesues te ITCOLD, Universitetit Politeknik te Torinos, Shoqates se Inxhinierise Gjeoteknike, etj

Në daten 15 Dhjetor 2023 u zhvilluan dy sesionet e simpoziumit, gjatë të cilave u diskutuan disa çështje kryesore si m e poshte:

  • Rendesia e standarteve teknike per projektimin dhe kontrollin e tyre
  • Kerkesat dhe eksperienca te kontrollit te shtetit per monitorimin dhe sigurine e digave te medha.
  • Siguria e digave ndaj rrezikut sizmik dhe Kerkesat per standartet teknike te projektimit te digave ndaj
    rrezikut sizmik.
  • Kerkesat per nje monitorim modern te digave te medha.
  • Rendesia e kerkesave teknike ndaj materialeve te ndertimit per digat me material vendi

Gjithashtu, në perfundim te sesioneve te mesiperme u organizua nje takim me pjesmarresit ne lidhje me kerkesat per standartet teknike ne lidhje me monitorimin dhe sigurine e digave ne te ardhmen, perfshirjen e inxhineireve te rinj dhe institucioneve te duhura ne drejtim te permiresimit te procesit per monitorimin e digave si dhe diskutime ne lidhje me problematikat qe hasen sot per shfrytezimin, monitorimin dhe sigurine e digave te medha ne Shqiperi

Gjate Simpoziumit u hap edhe nje Ekspozite me fotografi nga koha e ndertimit te diges se HEC Fierzes si dhe nje set me fotografi te diges se HEC Fierzes sot.

Në datën 16 Dhjetor 2023 u organizua një vizitë pune ne digen e HEC Banjes me ekspertet e huaj te pranishem ne simpozium

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth nesh

Komiteti Kombëtar i Digave të Mëdha (KKDM) është organ i Këshillit të Ministrave i cili ushtron kontrollin e shtetit për sigurinë e digave dhe dambave si vepra të një rëndesie të vecantë dhe përfaqeson shtetin shqiptar ne Komisionin Ndërkombetar te Digave të Mëdha (ICOLD).



Postimet e Fundit