Lajmet, Tetor 2021

Komiteti Kombëtar i Digave të Mëdha (KKDM) në datën 12.10.2021 organizoi mbledhjen e muajit Tetor 2021.
Çështjet kryesore të shqyrtuara në ketë mbledhje ishin:
- Shqyrtimi i Projektit të Zbatimit për Rehabilitimin e Digës së Pezë Gjyslikone në shfrytëzim nga Bashkia Tiranë.
Për informacion më të detajuar Ju lutemi klikoni Vendimin Nr.35 të KKDM,dt 12.10.2021 këtu
Gjate Muajit Tetor 2021, Kryetari i KKDM ka organizuar vizita pune në digat e Gjancit dhe Helmesit.
Në datën 28.10.2021 u organizua një takim pune ndërmjet Kryetarit te KKDM, z. Arjan Jovani dhe
Kryetarit të Akademisë se Shkencave, z. Skënder Gjinushi në lidhje me organizimin e një aktiviteti të
përbashkët ndërmjet dy institucioneve për promovimin dhe sensibilizimin e digave dhe ujëmbledhësve
që përdoren për prodhim hidro-energjie. Gjatë këtij takimi u ra dakord që në muajin dhjetor 2021 të
organizohet një ekspozitë dhe simpozium i përbashkët me titullin: “Vlerat e shumanshme të Digave kryesore në Shqipëri”.
