Lajmet, Nëntor 2021
Komiteti Kombëtar i Digave të Mëdha (KKDM) në datën 17.11.2021 organizoi mbledhjen e muajit
Nëntor 2021.
Çështjet kryesore të shqyrtuara në këtë mbledhje ishin:
1. Analiza dhe shqyrtimi i problematikave në lidhje me filtrimet e digës së HEC Koman.
Për informacion më të detajuar ju lutemi klikoni Vendimin Nr.36 të KKDM ,dt 17.11.2021 këtu
2. Analiza dhe shqyrtimi i problematikave në lidhje me Digën e HEC Lumzi.
Për informacion më të detajuar ju lutemi klikoni Vendimin Nr.37 të KKDM ,dt 17.11.2021 këtu
3. Miratimi i Regjistrit të Digave të Mëdha në Shqipëri për vitin 2021.
Për informacion më të detajuar ju lutemi klikoni Vendimin Nr.38 të KKDM, dt 17.11.2021 këtu
Në datën 19.11.2021 u organizua takimi online i bordit drejtues të EUROCOLD. Në këtë takim ku mori
pjesë edhe Kryetari i KKDM, z. Arjan Jovani diskutuan çështje të rëndësishme në lidhje me aktivitetet
e EUROCOLD dhe grupeve të punës së tij gjatë vitit 2021, Konkluzionet e Forumit Evropian të Hidro
Energjisë si dhe metodika e vlerësimit strategjik mjedisor në fushën e projektimit të digave.
Në këtë takim i miratua edhe vendi pritës Zvicra për Simpoziumin e 12 të EUROCOLD .
Gjithashtu, ne datën 19.11.2021 u organizua takimi online i Asamblesë së Përgjithshme të ICOLD ku
mori pjesë edhe Kryetari i KKDM, z. Arjan Jovani. Në këtë takim i diskutuan çështje të ndryshme në
lidhje me sektorin e Digave të Mëdha gjatëvitit 2021 si dhe u aprovuan disa buletine teknike dhe
udhëzime të përgatitura nga grupet e punës të ICOLD.
Java e Ekspozitave të digave tek studentët, Nëntor 2021
Komiteti Kombëtar i Digave të Mëdha (KKDM) në datat 22-26.11.2021 organizoi dy ekspozita fotografike të 24 digave të hidro-energjisë për studentët e Universiteteve EPOKA dhe POLIS.
Në ceremoninë e hapjes së këtyre ekspozitave, Kryetari i KKDM z. Arjan Jovani bëri një përshkrim të shkurtër të 24 digave të hidro-energjisë dhe vlerave të shumanshme të tyre.
Në ditën e parë të ekspozitës së organizuar tek Universiteti POLIS u nënshkrua edhe marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet KKDM dhe Universitetit Polis ku ndërmjet të tjerave u ra dakord:
1. Shkëmbimi i njohurive teknike dhe ekipeve të specializuara dhe të kualifikuara në fushën përkatëse përmes një bashkëpunimi me interes reciprok.
2. Përcaktimi i fushave të studimit me interes të ndërsjellët në disiplinat e ndërtimit, projektimit, administrimit, monitorimit dhe sigurisë së digave.
3. Shkëmbim të botimeve, rezultateve të punës studimore dhe shkencore, të dokumentacionit teknik informues dhe shkencor, standardeve teknike dhe udhëzuesve teknike të domosdoshme për projektimin, monitorimin, shfrytëzimin dhe sigurinë e digave të mëdha të vendit, në përputhje me standardet bashkëkohore evropiane e ato të miratuara nga Komisioni Ndërkombëtar për Digat e Mëdha (ICOLD);
4. Organizimi i veprimtarive të përbashkëta shkencore: konferenca, forume, konsultime etj., për çështje të digave e të lidhura me to; për nderimin, vlerësimin dhe evokimin e meritave të figurave të shquara te inxhinierisë në fushën e projektimit dhe ndërtimit të digave si dhe bërjen të njohur të rëndësisë shkencore dhe ekonomike të veprave të mëdha ujore të sistemit unik energjetik dhe bujqësor;
5. Vendosjen e një bashkëpunimi afatgjatë e të institucionalizuar midis Inxhiniereve të Rinj te diplomuar ne Universitetin POLIS dhe Forumit të Inxhinierëve të Rinj të Digave, që funksionon pranë KKDM; duke përfshirë të drejtën e propozimit për anëtarësime të ndërsjella mbi bazën e meritës dhe perspektivës;
Gjithashtu, ne fund te ceremonive te mësipërme, KKDM dhuroi një CD për bibliotekat e Universiteteve me buletinet e ICOLD për Digat.