Lajmet, Gusht 2024
Gjate muajit Gusht 2024, KKDM ka organizuar disa aktivitete te rendesishme ne kuader te detyrave te percaktuara ne legjislacionin ne fuqi.
Në datën 27.08.2024, Komiteti Kombëtar i Digave të Medha (KKDM) organizoi takimin e zakonshem per muajin Gusht 2024. Ne kete takim u analizuan dhe u shqyrtuan disa ceshtje kryesore si me poshte:
1- Projekti i zbatimit per Rikonstruksionin e diges se Ujembledhesit te Farkes, Sistemet e monitorimit dhe sistemi i alarmit
Projekti i paraqitur nga Bashkia Tirane i sherben nje Investimi ne kuader te perdorimit te fondit te programit te emergjencave civile per digat te miratuar ne buxhetin e shtetit per vititn 2024 i cili mbështet politiken kombëtare të parandalimit dhe menaxhimint te fatkeqesive natyrore. Nga shqyrtimi i dokumentacionit te paraqitur rezulton se projekti eshte paraqitur sipas kerkesave të legjislacionit te mesiperm. Duke qene se kjo dige klasifikohet si dige me rrezik te larte per shkak te numrit te njerezve në rrezik qe ndodhen ne zonen urbane poshte saj, ne diskutimet e organizuara, antaret e KKDM vleresuan projektin i cili eshte fokusuar ne monitorimin modern te diges me instrumenta si dhe ne vendosjen e nje sistemi alarmi modern ne kete dige. Pas diskutimeve të të gjithe antarëve të pranishem, KKDM vendosi të miratoj projektin e zbatimit per Rikonstruksionin e diges se rezervuarit te Farkes, Faza 1 – FV te sistemeve te Monitorimit dhe Sistemit te Alarmit ne dige te paraqitur nga Bashkia Tirane. Gjithashtu, KKDM permes Vendimit te dhene bashkelidhur i kerkoi Bashkise Tirane, Kontrollin dhe mbikqyrjen e punimeve si dhe kolaudimin e tyre sipas kerkesave te VKM Nr. 147, date 18.03.2004 “Mbi Miratimin e rregullores per sigurine e digave”.
Për informacion më të detajuar Ju lutemi klikoni Vendimin Nr. 19 te KKDM, dat137 27.08.2024 këtu
2- Deklarata e ICOLD ne lidhje me Rolin e digave ne Tranzicionin e Energjise dhe Pershtatjes se ndryshimeve klimatike
Në mbështetje te Ligjit Nr. 8681, datë 02.11.2000 ”Për Projektimin, Ndertimin, Shfrytezimin dhe Mirembajtjen e Digave dhe Dambave”, Neni 4, Komiteti Kombëtar i Digave të Mëdha (KKDM) në mbledhjen e datës 27.08.2024 mori në shqyrtim kerkesen e ICOLD per shqyrtim dhe miratim nga Komitetet Kombetare te digave qe jane antare te ICOLD, te draftit te Deklarates Boterore mbi rolin e digave ne tranzicionin e energjise dhe ne pershtatjen me kushtet klimatike.
Deklarata pasi analizon sfidat ne te cilat po perballet bota ku nder kryesore jane rritja e kerkesave per uje, rritja e rrezikut nga ngjarjet ekstreme te permbytjeve si dhe balancimi i burimeve te energjive te rinovueshme, thekson kerkesat per rritjen e kapaciteteve te rezervimit te ujit si dhe prodhimin ne rritje te energjise nga burimet ujore. Ne kushtet e rritjes se popullsise, rritjes se kerkesave per uje, ndryshimeve klimatike, tranzicionit te energjise se paster, eventeve ekstreme te permbytjeve, kerkesave te mirembajtjes dhe rehabilitimit te digave ekzistuese, ICOLD rekomandon fuqishem tek shtetet antare ndermarrjen e disa aksioneve kryesore te permendura ne kete Deklarate;
Nga shqyrtimi i kesaj deklarate dhe ne diskutimet e organizuara gjate takimit, antaret e KKDM vleresuan rekomandimet e ICOLD te dhena ne kete deklarate dhe u shprehen per rendesine e plotesimit te ketyre rekomandimeve ne kushtet e reja qe ndodhet bota sot. Pas diskutimeve të të gjithe antarëve të pranishem, KKDM vendosi të miratoj draftin e Deklarates ne lidhje me rolin e digave ne tranzicionin e energjise si dhe ne pershtatje te ndryshimeve klimatike sipas tekstit bashkelidhur ketij Vendimi. Perfaqesuesi zyrtar i Komitetit Kombetar Shqiptar te Digave te Medha (KKDM) ne takimin vjetor te Asamblese se Pergjithshme te ICOLD qe do te organizohet ne 3 Tetor 2024 ne New Delhi do te jap miratimin e kesaj deklarate ne emer te KKDM;
Gjithashtu, KKDM vendosi ti rekomandoj Keshillit te Ministrave domosdoshmerine e plotesimit te rekomandimeve te ICOLD te dhena ne kete deklarate ne lidhje me veprimet qe duhet te ndermerren per forcimin e rolit te digave ne Shqiperi ne tranzicionin e energjise dhe ne pershtatje te kushteve klimatike si dhe domosdoshmerine e kryerjes se nje reforme institucionale dhe organizative ne sektorin e kontrollit, monitorimit dhe rritjes se sigurise se digave te medha sipas eksperiences aktuale te vendeve europiane me synimin e forcimit te menaxhimit te sigurise se digave ekzistuese duke perfshire edhe modernizimin e monitorimit te digave te medha;
Për informacion më të detajuar Ju lutemi klikoni Vendimin Nr. 20 te KKDM, datë 27.08.2024 këtu
Ne javen e fundit te muajit Gusht 2024, u organizuan disa vizita pune ne digen e Divjakes te bashkise Divjake dhe ne digen e Murriz Thane qe administrohet nga MBZHR per te inspektuar gjendjen aktuale si dhe u organizuan disa takime pune me kryetaret e bashkise Divjake dhe Kucove per te diskutuar ne lidhje me monitorimin e digave dhe rritjen e sigurise se tyre. Ne keto vizita u verejten mungese e mirembajtjes se tyre dhe mungese e kontrollit dhe monitorimit te ketyre digave sipas kerkesave te legjislacionit ne fuqi dhe te KKDM