Takim pune në Prefekturën e Qarkut Fier

Më 16 Nëntor 2026, në ambientet e Prefekturës së Qarkut Fier, u zhvillua mbledhja me temë “Siguria e digave dhe parandalimi i riskut nga përmbytjet në fokus në Qarkun Fier” më pjesmarrjen e të gjitha bashkive që administrojnë dhe shfrytëzojnë diga .
Nën drejtimin e Prefektit të Qarku Fier Z. Anduel Fatmir Xhindi, u zhvillua një takim pune me Kryetarin e Komitetit Kombëtar të Digave të Mëdha (KKDM), z. Ardian Islami, dhe përfaqësues të bashkive dhe institucioneve përgjegjëse, me qëllim vlerësimin e gjendjes së sigurisë së digave në territorintë këtij Qarku.
Në fjalen e tij Prefekti i Qarkut Fier Z. Anduel Fatmir Xhindi theksoi marrjen e masave dhe pergjegjesive nga ana e Bashkive dhe institucioneve përgjegjëse, me qëllim vlerësimin e gjendjes së sigurisë së digave dhe parandalimi i situatave kritke duke vendosur theksin në parandalimin, koordinimi institucional dhe ndërhyrja në kohë si prioritet për garantimin e sigurisë së qytetarëve, mbrojtjen e pronës dhe minimizimin e rrezikut nga përmbytjet.
Gjatë takimit u diskutua mbi problematikat e evidentuara, përgjegjësitë institucionale, nevojën për mirëmbajtjen dhe monitorimin e vazhdueshëm të digave, si dhe hartimin e projekteve konkrete për rehabilitimin e tyre dhe aplikimin në thirrjet e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile.
Në cilësinë e Kryetarit të KKDM-së, Z.Ardian Islami falënderoi Prefektin e Qarkut Fier, Z.Anduel Fatmir Xhindi për iniciativën, organizimin dhe fjalën hapëse të takimit, në të cilën u evidentuan në mënyrë të detajuar angazhimet e nevojshme të qeverisjes vendore për garantimin e sigurisë dhe mirëfunksionimit të digave nga të gjitha bashkitë e Qarkut Fier.
Në fjalën e tij Z. Islami pasi beri nje ekspozim të situatës reale të gjendjes dhe sigurisë se digave në këtë Qark, vuri theksin në nevojën e një angazhim më të madh nga të gjitha bashkitë për përmbushjen e kërkesave ligjore dhe teknike (të rregulloreve të shfrytëzimit, hartimin dhe përditësimin e planeve të emergjencës, monitorimin e vazhdueshëm të objekteve, si dhe paraqitjen e raporteve vjetore teknike) duke shprehur mbeshtetjen e KKDM dhe te strukturave te saj ekzekutive STDM/ITD.







