08. Tetor 2026

…

Simpoziumi i 13-të i Klubit Europian të ICOLD, Poloni, 21-25 Shtator 2026

7 Tetor, 2026
Picture1
Në datat 21-25 Shtator 2026, u organizua Simpoziumi i 13-të i Klubit Evropian te ICOLD në Bydgoszcz, Poloni.

Në datën 21 shtator 2026 u organizua mbledhja e Bordit drejtues te Klubit Europian të ICOLD ku Shqiperia eshte antare me te drejta te plota prej 10 vitesh, si dhe takimet e grupeve të punës për digat dhe tërmetet, Argjinaturat dhe mbrojtja nga Permbytjet, Tunelet me presion dhe Penstoket, etj. Ne kete Takim moren pjese perfaqesues te 22 Komiteteve Europiae te digave. Ne takim mori pjese online edhe Kryetari i sapozgjedhur i KKDM, z. Ardian Islami.

Në datat 22 deri ne 24 shtator u zhvilluan 4 sesionet e simpoziumi te 13 te Klubit Europian të ICOLD, gjatë të cilave u diskutuan disa çështje kryesore si:

  • Menaxhimi i sigurt i digave dhe Rezervuareve per njerezit.
  • Digat dhe Energjia.
  • Inxhineria dhe ndertimi i Digave.
  • Argjinaturat dhe dambat.

Gjithashtu, më 23 shtator 2026 u organizua ceremonia e 100-vjetorit të Komitetit Francez te Digave dhe rezervuareve (CFBR). Gjatë seancës plenare në këtë ceremoni u prezantuan çështjet që kanë të bëjnë me kontekstin energjetik në France dhe rolin e rezervuarëve hidroenergjetikë, Roli i CFBR ne krijimin e EURCOLD e kurorezuar me sukses ne krijimin e EURCOLD ne Shtator 1995, përvojën e inxhinierisë franceze të digave në botë si dhe ceshtja ne lidhje me digat me perdorim shumqellimesh si dhe menaxhimin e burimeve ujore në France.

Në datën 25 shtator u organizua një vizitë pune në digat e Zur dhe Koronowo.

Gjatë diteve te Simposiumit, ekipi shqiptar prezantoi një temë të lidhur me Menaxhimin dhe Monitorimin e kompleksit te HEC Vau i Dejes, një temë që lidhet me modernizimin e monitorimit te digave dhe rezervuarit te HEC Vaut te Dejes si dhe me Impiantet PV si potenciale te reja në digat e HEC Vau i Dejës.

Gjatë diteve te zhvillimit te simpoziumit ne Bydgoszcz, u bene takime pune me perfaqesues te Komiteteve analoge europiane, me bordin drejtues te ICOLD duke perfshire Presidentin e ICOLD, z. Dewendra Kumar Sharma, presidentë e komiteteve homologe të Digave të Zvicres, Francës, Gjermanise, etj. Gjate ketyre takimeve u diskutuan çështje të bashkëpunimit ndermjet EURCOLD dhe Komiteteve te digave europiane në të ardhmen si dhe organizimi i aktiviteteve të përbashkëta në fushën e sigurise dhe monitorimit te digave.

Ne kete simpozium mori pjese per here te pare edhe nje ekip teknik nga Kosova i drejtuar nga Ministria e Infrastruktures se Kosoves, zj. Fitore Pacolli. Ekipi I Kosoves zhvilloi takime pune me Presidentin e ICOLD dhe te EURCOLD si dhe me perfaqesues te Komiteteve te Digave ne Europe ku u disktua ne lidhje me bashkepunimin ne te ardhmen te eksperteve te fushes, ndihmesen dhe mbeshtetjen e ICOLD ne drejtim te organizimit te sektorit te digave ne Kosove, etj

Me shume detaje per aktivitetet e ketij eventi do te gjeni ne faqen e internetit: www.eurcold.org

Picture2
Picture1

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth nesh

Komiteti Kombëtar i Digave të Mëdha (KKDM) është organ i Këshillit të Ministrave i cili ushtron kontrollin e shtetit për sigurinë e digave dhe dambave si vepra të një rëndesie të vecantë dhe përfaqeson shtetin shqiptar ne Komisionin Ndërkombetar te Digave të Mëdha (ICOLD).



Postimet e Fundit