Mbledhja e organit këshillues të Prefektit të Qarkut Korçë, për menaxhimin e rrezikut nga përmbytje

Në datën 5.10.2026, Prefekti i Qarkut Korçë Dr.Florinda Zegullaj në mjediset e Bashkisë Maliq organizoi mbledhjen e e organit keshillues me temë: ” Menaxhimi i rrezikut nga permbytjet në Qarkun e Korçës: analiza e shkaqeve, masat parandaluese dhe kordinimi ndër institucional”
Në këtë takim morën pjese përfaqësuesit e Bashkive të Qarkut Korçë, Drejtorisë Rajonale të Ujitjes e Kullimit Korçë të ftuar Kretar i KKDM Z. Ardian Islami, Ing. Dhimitër Vogli, Prof.Dr. Zydi Teqja, Prof.as.dr. Besnik Skenderasi, përfaqësuesi i MIE Genti Ahmataj (STDM) dhe përfaqësuesi i MBZHR Z.Idriz Haxhiaj.
Qëllimi i takimit ishte: vlerësimi i zonave dhe faktorëve me rrezik te shtuar nga përmbytjet, evidentimi i ndërhyrjeve prioritare dhe miratimi i një plani te koordinuar masash me institucionet përgjegjëse si dhe dhe afatet se bashku me mekanizmat e monitorimit.
Gjatë takimit u diskutuan temat:
• Problematikat e evidentuara në Qarkun e Korçës.
• Gjendja e kanaleve kulluese, kolektorëve dhe veprave mbrojtëse. Masat e planifikuara nga Bashkitë, vlerësimi teknik dhe propozimet për ndërhyrje. Vlerësimi i shkaqeve te përsëritura te përmbytjeve dhe rekomandimet tekniko-shkencore për reduktimin e riskut.
• Qëndrimet institucionale dhe angazhimet konkrete për zbatimin e masave prioritare.
• Konkluzione dhe përcaktimi i detyrave.
Gjatë takimit e mori fjalën dhe Kryetari i KKDM Z.Ardian Islami i cili parashtroi :
• Roli kontrollues dhe mbështetës i KKDM-së (Komitetit Kombëtar të Digave të Mëdha) së bashku me STDM.
• Sigurimi nga ana e KKDM i mbështetja teknike dhe ekspertizë e specializuar.
• Vlerësimi nga ana e KKDM i situatave kritike duke ofruar orientim teknik dhe angazhim të ekspertëve të fushës për të përcaktuar nëse ndërhyrjet përmbushin standardet e sigurisë.
• Shqyrtimi prioritar i projekteve të rehabilitimit, dhënia e vendimeve për projektet e ndërhyrjes, si dhe orientimi i bashkive për aplikimet e fondeve vjetore të digave përmes mekanizmave shtetërorë (AKMC).
• Kërkesa drejtuar Bashkive si administratore të digave në plotësimin e detyrimeve ligjore për:
– përditësimin e pasaportave të digave,
– dorëzimin pranë KKDM-së të rregulloreve të shfrytëzimit
– hartimin dhe përditësimin e planeve të emergjencës (PGEC).
– monitorimin e vazhdueshëm të objekteve,
– dorëzimin dhe paraqitjen për shqyrtim te raporteve vjetore teknike 2026.
Në fjalën e tij Kretar i KKDM Z. Ardian Islami vlerësoi figurën e ish-Kryetarit të KKDM Z.Arjan Jovani si një nga figurat më të spikatura të sektorit të digave në Shqipëri i cili aktualisht mban dhe detyrën e Presidentit të EURCOLD, si një tregues i qartë i nivelit të lartë profesional të ekspertizës shqiptare në fushën e sigurisë së digave dhe kontributit të saj në arenën ndërkombëtare.
Një falënderim i Z. Ardian Islami ishte dhe për praninë e ekspertëve të shquar të fushës hidro-teknike Ing. Dhimitër Vogli, Prof.Dr. Zydi Teqja, Prof.as.dr. Besnik Skenderasi
Nga ana e Z. Ardian Islami u shpreh gatishmëria e plotë e KKDM-së për të forcuar bashkëpunimin me Institucionin e Prefektit të Qarkut Korçë dhe me të gjitha Bashkitë e Qarkut, me qëllim rritjen e standardeve të sigurisë së digave dhe minimizimin e rreziqeve që lidhen me përmbytjet dhe administrimin e veprave ujore.
Takimi u zhvillua në Qendrën Kulturore Komunitare ‘Dhimiter Orgocka”, Bashkia Maliq
























