07. Nëntor 2024

Udhëzim i Përgjithshëm mbi Pasaportat e Dambave dhe Formulari Nr.1

10 Shkurt, 2021
   UDHËZIM I PËRGJITHSHËM
MBI
Dosjen Teknike/ Pasaporta e DAMBAVE  

 

Dosja teknike/Pasaporta e Dambave duhet te hartohet bazuar ne Vendimin e Keshillit te Ministrave Nr. 147, dt. 18.03.2004, neni 34 si dhe ne kerkesat e Udhezimit Nr. 4 Te Keshillit te Ministrave, dt.18.07.2003 “Per kerkesat e dokumentacionit ligjor dhe teknik qe duhet te permbaje dosja e Digave dhe e dambave”

Ne kete Pasaporte duhet te jepen te pakten:

  • Te dhenat te pergjithshme teknike te te gjithe elementeve te Dambes te percaktuara ne VKM Nr.147, dt.18.03.2004, i ndryshuar
  • Te dhenat per skemen teknologjike te dambes dhe elementeve te saj si dhe menyres se trajtimit te ujrave ne zonen pas dambes duke perfshire edhe te dhenat e cilesise se ujrave
  • Te dhenat ne lidhje me Rezervuarin e Krijuar nga Ndertimi i Dambes, materialet sterile qe perpunohen si dhe Masivet rreshqitese (ne se ka) ne brigjet qe e rrethojne ate
  • Vizatimet Teknike te Trupit te Dambes dhe Sistemeve te mbrojtjes nga ujrat e larta (Te pakten Planimetria dhe Prerjet Terthore e gjatesore te tyre)
  • Fotografi te Situates aktuale te Dambes, sistemit te mbrojtjes nga ujrat e larta dhe elementeve te saj
  • Studimet dhe Raportet Mbeshtetese
    • Studimi per kushtet Gjeomorfologjike, Gjeologjike, Gjeoteknike, Gjeologo –Inxhinierik, hidrogjeologjike dhe Sizmike
    • Studimi Hidrologjik i zones dhe Raporti Hidraulik per llogaritjet e kerkuara perkatese
    • Studimi mbi Materialet e Ndertimit
    • Raporti per Instrumentat e kontrollit dhe te matjeve si dhe Sistemet e Monitorimit
    • Cdo document teknik i nevojshem i kerkuar nga KKDM ne perputhje me kerkesat e Udhezimit Nr. 4, Dt. 18.07.2003 “Per kerkesat e dokumentacionit ligjor dhe teknik qe duhet te permbaje dosja e Digave dhe e dambave”

Per te unifikuar formen e paraqitjes se te dhenave te kerkuara, Dosja Teknike/ Pasaporta e dambave do te jepet sipas Formularit Nr. 1 te aprovuar nga KKDM i cili i bashkelidhet ketij Udhezimi.

Per dambat qe jane ne Shfrytezim prej me se 10 vitesh, Dosja Teknike/ Pasaporta e Digave duhet te permbaje edhe te dhenat ne lidhje me Riparimet, Permiresimet apo mbingritjet qe jane kryer gjate 10 viteve te fundit si dhe te dhenat per matjet topografike te kryera se fundmi sebashku me rezultatet e ketyre matjeve per volumin dhe siperfaqen e rezervuarit ne nivelin e kurores se dambes te shoqeruar me grafiket V=f(h) dhe S=f(H).

Per te pare Formularin-1 Pasaporta e Dambave klikoni këtu 

 

                                                                                               KOMITETI KOMBËTAR I DIGAVE TË MËDHA

                                                                                                                                                              KRYETARI                                                                                        

                                                                                                     Arjan JOVANI

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth nesh

Komiteti Kombëtar i Digave të Mëdha (KKDM) është organ i Këshillit të Ministrave i cili ushtron kontrollin e shtetit për sigurinë e digave dhe dambave si vepra të një rëndesie të vecantë dhe përfaqeson shtetin shqiptar ne Komisionin Ndërkombetar te Digave të Mëdha (ICOLD).



Postimet e Fundit