07. Nëntor 2024

Takimi vjetor i 92-të i ICOLD në New Delhi të Indisë, 29.09-03.10 2024.

28 Tetor, 2024
Asaambleja e ICOLD
Nga data 29 Shtator deri 03 Tetor 2024, Ne New Delhi te Indise u organizua Takimi vjetor i 92-të i Komisionit Ndërkombëtar për Digat e Mëdha (ICOLD).

Gjate diteve te takimit vjetor u mbajten shume prezantime ne lidhje me ceshtjet qe u trajtuan ne kete takim. Nga ana e KKDM pati dy prezantime nga Shqiperia te cilat u priten me mjaft interes nga pjesmarresit.

Ne prezantimin e pregatitur nga G.Darbre, F.Maho dhe A.Jovani me titull “Vleresimi I aspekteve institucionale per sigurine e digave ne Shqiperi” u trajtuan disa ceshtje te rendesishme si me poshte

  • Vleresimi i sektorit te digave ne Shqiperi dhe Kuadri ligjor e rregullator per sigurine e digave.
  • Kontrolli i shtetit per sigurine e digave.
  • Pronesia dhe Operimi i digave te medha ne Shqiperi.
  • Boshlleqet institucionale dhe problematikat ne lidhje me sigurine e digave.
  • Konkluzione dhe rekomandime per permiresimin e kontrollit shteteror te digave te medha dhe reformen e domosdoshme institucionale dhe ligjore ne sektorin e digave ne Shqiperi

Ne prezantimin e pregatitur nga A.Lazareni dhe G.Mason me titull “Identifikimi dhe zbutja e Rriskut permes survejimit dhe kontrollit te digave” u trajtua eksperienca e kompanise Statcraft gjate operimit dhe monitorimit te digave te Moglices dhe Banjes ne lumin Devoll ku u evidentuan proceset dhe aktivitet e ndermarra nga kjo kompani per te identifikuar dhe zvogeluar rrisqet qe mund te ndodhin permes nje procesi profesional te survejimit dhe monotorimit te ketyre digave me ane te instrumentave te instaluar ne keto diga, trajnimeve te stafit ne workshope te ndryshme si dhe analizave te kryera ne lidhje me masat e nevojshme per uljen e rriskut ne keto diga

Ne daten 01-02 Tetor 2024 u organizuan takimet e Komiteteve teknike te ICOLD ku antare te KKDM jane antare te perhershem dhe aktiv te ketyre komiteteve. Ne keto mbledhje u diskutua ne lidhje me pregatitjen e Buletineve te reja ne sektorin e digave si dhe problematikat qe duhet te zgjidhen per rritjen e sigurise se digave dhe monitorimit te tyre

Ne daten 03.10.2024 u organizua mbledhja e Asamblese se pergjithshme te ICOLD ne te cilen u trajtuan disa ceshtje te rendesishme si me poshte:

  • Miratimi i buletineve te ICOLD me Nr. 199 deri tek Nr. 206.
  • Deklarata Boterore per Rolin e digave ne kuader te tranzicionit energjitik dhe te ndryshimeve klimatike.
  • Rregjistri boteror i digave te medha. Ne baze te ketij rregjistri rezulton se ne 166 vende te ndryshme te botes jane ndertuar diga te medha.
  • Krijimi i nje Komiteti Teknik per te shqyrtuar termat e references per ngritjen e nje paneli teknik inxhinieresh te certifikuar nga ICOLD.
  • Baza e te dhenave per incidentet ne diga dhe pjesmarrja e bordit te ICOLD ne analizen ne lidhje me incidentet e carjes se digave ne Derna te Libise.
  • Perfshirja e grave ne Komitetet Kombetare te digave.

Ne mbledhjen e Asamblese u vendos qe Kongresi i ICOLD ne vitin 2028 do te organizohet ne Madrid te Spanjes ndersa takimet vjetore te ICOLD per vitin 2026 dhe 2027 do te organizohet ne Guadalajara te Meksikes dhe ne Daejon te Korese se Jugut.

Gjithashtu, ne mbledhjen e Asamblese se Pergjithshme u zgjodhen dy zevendes presidentet e ICOLD per Europen dhe Azine, z. L.Mauvent/ Zvicer dhe Chen Guanfu/ Kine si dhe Sekretari i pergjithshem I ICOLD, z. Frederic Correge / France

Me shume detaje per aktivitetet e organizuara ne kete event gjenden ne website: www.icold-cigb.org

Takimi 92 ICOLD Indi
Prezantimi i Statcraft&ALBCOLD
Asaambleja e ICOLD

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth nesh

Komiteti Kombëtar i Digave të Mëdha (KKDM) është organ i Këshillit të Ministrave i cili ushtron kontrollin e shtetit për sigurinë e digave dhe dambave si vepra të një rëndesie të vecantë dhe përfaqeson shtetin shqiptar ne Komisionin Ndërkombetar te Digave të Mëdha (ICOLD).



Postimet e Fundit