28. Nëntor 2026

…

Takim pune në Prefekturën e Qarkut Shkodër

27 Nëntor, 2026
Prefektura Shkodër 3
Më 24 Nëntor 2026, në ambientet e Prefekturës së Qarkut Shkodër, nën drejtimin Prefektit të Qarku Zj. Holta Duda u zhvillua takimi ndërinstitucional me Kryetarin e Komitetit Kombëtar të Digave të Mëdha (KKDM), Z. Ardian Islami, drejtues dhe përfaqësues të Bashkive, si dhe të institucioneve përgjegjëse me temë: “Siguria e digave dhe forcimi i masave parandaluese në Qarkun Shkodër”.

Në fjalën e tij Prefekti i Qarkut Shkodër Zj. Holta Duda theksoi rëndësinë për vëmendje të vazhdueshme, angazhim konkret dhe përgjegjësi institucionale të gjitha strukturave përgjegjëse vendore, me fokus në çështjen e sigurisë së digave dhe përgjegjësia e administrimit të tyre dhe raportimi i problematikave.

Gjatë takimit u diskutua mbi problematikat e evidentuara, përgjegjësitë institucionale si dhe u rekomandua ngritja e grupeve të përbashkëta të punës për kryerjen e inspektimeve në terren, vlerësimin e gjendjes teknike të digave, evidentimin e problematikave, koordinimi institucional dhe ndërhyrja në kohë si prioritet për garantimin e sigurisë së qytetarëve, mbrojtjen e pronës dhe minimizimin e rrezikut nga përmbytjet dhe përcaktimin e prioriteteve si më poshtë:

  • Forcimi i kontrolleve periodike dhe monitorimi i vazhdueshëm i digave.
  • Përmbushja e përgjegjësive nga institucionet dhe subjektet që kanë në administrim këto vepra.
  • Përditësimi i dokumentacionit teknik.
  • Hartimi i projekteve konkrete për rehabilitimin e digave sipas problematikave.
  • Bashkërendimi ndërinstitucional për marrjen e masave parandaluese.

Në cilësinë e Kryetarit të KKDM-së, Z.Ardian Islami falënderoi Prefektin e Qarkut Shkodër, Zj. Holta Duda për organizimin dhe fjalën hapëse të takimit, në të cilën u evidentuan në mënyrë të detajuar angazhimet e nevojshme të qeverisjes vendore për garantimin e sigurisë dhe mirëfunksionimit të digave nga të gjitha Bashkitë apo strukturat përgjegjëse të Qarkut Shkodër.

Në fjalën e tij Z. Islami pasi beri një ekspozim të situatës reale të gjendjes dhe sigurisë se digave në Qarkun Shkodër, vuri theksin në nevojën e një angazhim dhe koordinimi ndërinstitucional nga të gjitha Bashkitë për përmbushjen e kërkesave ligjore dhe teknike (të rregulloreve të shfrytëzimit, hartimin dhe përditësimin e planeve të emergjencës, monitorimin e vazhdueshëm të objekteve, si dhe paraqitjen e raporteve vjetore teknike) duke shprehur mbeshtetjen e KKDM dhe te strukturave te saj ekzekutive STDM/ITD.

Prefektura Shkodër 3
Prefektura Shkodër 2
Prefektura Shkodër 1
Prefektura Shkodër 4
Prefektura Shkodër

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth nesh

Komiteti Kombëtar i Digave të Mëdha (KKDM) është organ i Këshillit të Ministrave i cili ushtron kontrollin e shtetit për sigurinë e digave dhe dambave si vepra të një rëndesie të vecantë dhe përfaqeson shtetin shqiptar ne Komisionin Ndërkombetar te Digave të Mëdha (ICOLD).



Postimet e Fundit