07. Nëntor 2024

Lajmet, Janar 2024

6 Shkurt, 2024
Diga e
Në datën 22.01.2024, Komiteti Kombëtar i Digave të Medha (KKDM) organizoi takimin e zakonshem per muajin Janar 2024.

Ne kete takim u analizua dhe u shqyrtuan disa ceshtje kryesore si me poshte:

  • Planet e Gadishmerise ne rastet e emergjencave civile per digat e medha te shfrytezuara nga Bashkia Dimal. KKDM mori në shqyrtim Planet e Gadishmerise ne rastet e emergjencave civile (PGEC) per digat e medha te Allambrez, Gorican I ri, Gorican I vjeter, Malthike, Manastir, Protoduar, Slanice qe shfrytezohen nga Bashkia Dimal. PGEC per 7 digat e medha ishin pregatitur nga specialistët e Bashkise Dimal. KTPD i rekomandoi antareve te KKDM të miratoj Planet e emergjencave civile te paraqitur nga Bashkia Dimal. KKDM vendosi të miratoj PGEC per 7 digat e medha qe shfrytezohen dhe administrohen nga Bashkia Dimal. Njekohesisht, KKDM vendosi ti kerkoj Bashkise Dimal përgatitjen e hartave te permbytjeve dhe percaktimin e zonave me rrisk te larte ne rastet e prurjeve maksimale te ujit me perseritje nje here ne 100 vjet, 1 here ne 1000 vjet dhe ne rast te prishjes se mundshme te ndonje prej ketyre digave si dhe Pregatitjen e projekteve per Instalimin e sistemeve te Alarmit ne digat e medha qe jane me rrisk te larte per humbjen e jeteve te njerezve ne zonat urbane poshte tyre ne rast te prurjeve te medha apo prishjes se mundshme te ndonje dige.

Për informacion më të detajuar Ju lutemi klikoni Vendimin Nr. 01 te KKDM, datë 22.01.2024 këtu.

  • Rregullorja ne lidhje me shfrytezimin, mirembajtjen, monitorimin dhe sigurine e diges se liqenit te zi qe administrohet nga kompania Teodori 2003. KKDM mori ne shqyrtim rregulloren per shfrytezimin, mirembajtjen dhe sigurine e diges se liqenit te zi si dhe Planin e gadishmerise ne rastet e emergjencave civile te pregatitur nga Kompania TEODORI 2003 . Pas diskutimeve te antareve te KKDM dhe rekomandimeve te KTPD u vendos qe te miratohet rregullorja e shfrytezimit, mirembajtjes, operimit dhe sigurisë per digen e liqenit te Zi qe ndodhen ne zone dhe qe shfrytezohet nga kompania TEODORI 2003 si dhe Plani I gadishmerise ne rastet e emergjencave civile per rastet e shfrytezimit dhe prishjes se diges apo prurjeve te medha; Gjithashtu, KKDM vendosi ti kerkoj kompanise Teodori 2003 si shfrytezues i kompleksit te digave te HEC Ternoves, Kryerjen e matjeve batimetrike ne rezervuarin e krijuar dhe analizen e sedimenteve sipas kerkesave te nenit 30 te VKM Nr. 147 te dhene me siper si dhe marrjen e masave per Instalimin e sistemeve te monitorimit ne dige dhe Sistemit te alarmit ne dige dhe ne zonen urbane poshte saj sipas kerkesave te shprehura ne nenin 32 dhe 35 te VKM Nr. 147 te dhene me siper;.

Për informacion më të detajuar Ju lutemi klikoni Vendimin Nr. 02 te KKDM, datë 22.01.2024 këtu.

  • Shqyrtimi i kerkeses se Bashkise Roskovec per mbikqyresin e punimeve te rehabilitimit ne digen e Ngjeqarit. Mbikqyresi I punimeve “SELAS” shpk me drejtues Ligjor dhe teknik ing. Vladimir Agalliu i caktuar nga Bashkia Roskovec per te mbikqyrur punimet per rehabilitimin e diges se Ngjeqarit qe shfrytezohet nga kjo Bashki, sipas dokumentacionit te dorezuar pranë KKDM rezulton se eshte me pervoje ne ne punimet e ndertimit te veprave hidroteknike dhe sidomos te digave dhe eshte i pajisur me licencen perkatese per mbikqyrjen e punimeve ne diga. Per sa me siper dhe me rekomandimin pozitiv te KTPD, KKDM miratoi kerkesen e bashkise Roskovec per mbikqyresin e punimeve te rehabilitimit te diges se Ngjeqarit dhe I kerkoi Bashkise qe ne perfundim te punimeve te rehabilitimit te dorezoj prane KKDM Aktin e koluadimit te punimeve si dhe projektin e zbatuar sipas faktit per punimet e kryera.

Per Informacion më të detajuar Ju lutemi klikoni Vendimin Nr. 03 te KKDM, datë 22.01.2024 këtu.

  • Percaktimi I digave te medha me prioritet ne perdorimin e fondit per programin e emergjencave civile te Ministrise se Mbrojtjes per financimin e projekteve qe lidhen me digat. KKDM mori ne shqyrtim kerkesen e AKMC per bashkepunim ne lidhje me perdorimin e fondit per digat te caktuar ne baze te ligjit Nr. 97/2023, date 07.12.2023 “Per Buxhetin e vitit 2024” dhe prioritetet e perdorimit te ketij fondi duke u bazuar ne rriskun e digave te medha. Pas diskutimeve te antareve te KKDM u vendos ti kerkohet AKMC qe ne vleresimin e kritereve per financimin e projekteve per rehabilitimin dhe rikonstruksionin e digave dhe rezervuarave te kene prioritet digat e medha dhe rezervuaret e tyre me rrisk te larte per zonat urbane poshte tyre te dhena ne tabelen bashkelidhur ketij vendimi. Kjo tabele eshte pregatitur duke marre ne konsiderate 4 kriteret kryesore te percaktimit te rriskut te dhena nga ICOLD sic jane numri i njerezve ne rrisk qe ndodhen poshte diges, demet ekonomike qe shkaktohen ne zonat poshte digave si rezultat i shfrytezimit te diges, volumi i ujit ne rezervuar dhe lartesia e diges;

Gjithashtu KKDM vendosi ti kerkoj AKMC qe projektet e perzgjedhura te kene te perfshire sistemet e alarmit ne dige dhe ne zonat urbane poshte tyre te rrezikuara nga shfrytezimi I digave dhe rezervuarave si dhe sistemet e monitorimit ne digat te kerkuara ne VKM Nr. 147, datë 18.03.2004 ”Miratimin e Rregullores për Sigurinë e Digave dhe të Dambave”, neni 32, pika 2 dhe neni 35;
Dokumentacioni teknik i projekteve te pergatitura nga konsulente te licencuar per projektimin e digave te caktuar nga shfrytezuesit e digave sipas njesive te veteqeverisjes vendore aplikuese te miratohen nga KKDM perpara se te filloj zbatimi i projektit sipas kerkeses se aneksit 7 te ligjit perkates Nr. 97/2023
Per Informacion më të detajuar Ju lutemi klikoni Vendimin Nr. 04 te KKDM, datë 22.01.2024 këtu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth nesh

Komiteti Kombëtar i Digave të Mëdha (KKDM) është organ i Këshillit të Ministrave i cili ushtron kontrollin e shtetit për sigurinë e digave dhe dambave si vepra të një rëndesie të vecantë dhe përfaqeson shtetin shqiptar ne Komisionin Ndërkombetar te Digave të Mëdha (ICOLD).



Postimet e Fundit