07. Nëntor 2024

Lajmet , Dhjetor 2023

6 Shkurt, 2024
Diga e HEC Fani
Në datën 27.12.2023, Komiteti Kombëtar i Digave të Medha (KKDM) organizoi takimin e zakonshem per muajin Dhjetor 2023. Ne kete takim u analizua dhe u shqyrtuan disa ceshtje kryesore si me poshte:
  • Problematikat ne lidhje me shfrytezimin, mirembajtjen, monitorimin dhe sigurine e diges se liqenit te zi qe administrohet nga kompania Teodori 2003
    Nga Informacionet e ardhura ne KKDM si dhe konstatimet e verejtura gjate kesaj periudhe, rezulton se shfrytezuesi i kompleksit te digave te liqenit te Zi, liqenit te Sopeve, liqenit te fushes se Zogut dhe liqenit te bardhe, nuk ka paraqitur asnje rregullore te shfryezimit , monitorimit dhe sigurise se ketyre digave te kerkuar ne nenin 29 te VKM Nr. 147 te mesiperme. Prej me se 10 vitesh nuk ka kryer asnje matje batimetrike per rezervuaret e krijuar nga digat e mesiperme dhe nuk ka pregatitur asnje plan te gadishmerise ne rastet e emergjencave civile per shkak te prishjes se diges apo prurjeve te medha.
    KKDM mori ne shqyrtim problematikat e mesiperme dhe vendosi ti kerkoj shfrytezuesit te ketij kompleksi Përgatitjen dhe dorezimin prane KKDM te rregullores së shfrytezimit, mirembajtjes, operimit dhe sigurisë per digen e liqenit te Zi dhe kompleksit te digave qe ndodhen ne zone dhe qe shfrytezohen prej kompanise TEODORI 2003 ne perputhje me kerkesat e nenit 29 te VKM Nr. 147, date 18.03.2004; Përgatitjen dhe dorezimin prane KKDM te Planit te Emergjencave civile per rastet e prishjes se diges dhe prurjeve te medha; Kryerjen e matjeve batimetrike ne rezervuarin e krijuar dhe analizen e sedimenteve si dhe marrjen e masave per Instalimin e sistemeve te monitorimit ne dige dhe Sistemit te alarmit ne dige dhe ne zonen urbane poshte saj.

Për informacion më të detajuar Ju lutemi klikoni Vendimin Nr. 44 te KKDM, datë 27.12.2023 këtu.

  • Kontrolli shteteror 5 vjecar i diges se HEC Fanit i kryer nga nje grup pune I perbere nga perfaqesues te KKDM, MIE, AKBN dhe KTPD. Në baze te konstatimeve, konkluzioneve dhe rekomandimeve te grupit te punes te paraqitura ne nje raportin teknik si dhe bazuar ne te dhenat e shfrytezuesit te diges se HEC Fanit te dhena ne aneksin e ketij raporti, rezulton se trupi i diges se HEC Fanit, ne pergjithesi eshte ne gjendje te qendrueshme dhe elementet kryesore te saj jane ne funksion dhe te monitoruara. Problematikat kryesore qe jane verejtur gjate ketij kontrolli rezulton ne sasine e filtrimeve te cfaqura ne zonen poshte diges, mungesen e analizave dhe studimeve ne lidhje me keto filtrime dhe origjinen e tyre, mungesen e nje analize te sedimenteve ne rezervuar dhe te matjeve batimetrike per percaktimin e volumeve aktuale te ujit ne kete rezervuar si dhe mungesen e nje sistemi alarmi bashkekohor ne zonen urbane poshte diges per lajmerim ne kohe reale te eventeve qe mund te ndodhin. Pas diskutimeve te antareve te pranishem si dhe duke patur paraysh kerkesat e legjislacionit ne fuqi, KKDM. vendosi te miratoj Konkluzionet dhe Rekomandimet e grupit te punes bashkelidhur ketij Vendimi ne lidhje me kontrollin 5 vjecar shteteror te diges dhe rezervuarit te HEC Fanit. Njekohesisht u ra dakord qe ti kerkohet shfrytezuesit te kesaj dige (AYEN AS Energji) te marre masat e duhura per plotesimin e rekomandimeve te dhena nga grupi i punes ne lidhje me instalimin e sistemeve te alarmit ne dige dhe rrjetet e tyre te transmetimit ne zonat urbane poshte tyre; ne lidhje me rikonstruktimit te sistemit te monitorimit te filtrimeve dhe pregatitjen e nje analize dhe studimi per origjinen e ketyre filtrimeve si dhe matjet batimetrike ne rezervuarin e krijuar
    Per Informacion më të detajuar Ju lutemi klikoni Vendimin Nr. 45 te KKDM, datë 27.12.2023 këtu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth nesh

Komiteti Kombëtar i Digave të Mëdha (KKDM) është organ i Këshillit të Ministrave i cili ushtron kontrollin e shtetit për sigurinë e digave dhe dambave si vepra të një rëndesie të vecantë dhe përfaqeson shtetin shqiptar ne Komisionin Ndërkombetar te Digave të Mëdha (ICOLD).



Postimet e Fundit