Historia e Krijimit te FIRD
Forumi i Inxhiniereve të Rinj të Digave (FIRD) u krijua me datë 8 Mars 2017 me kontributin e disa inxhiniereve të rinj hidroteknik si Olsi Barko, Erjon Qosja, Fatjon Shaha, Agim Lazareni, Erion Kalaja, të cilët ishin në angazhim direkt me projektet dhe ndërtimin e digave si dhe mbështetjen e disa antarëve të Komitetit Kombëtar të Digave të Mëdha (KKDM) si ing. Niko Pojani, ing. Arjan Jovani, ing. Arduen Karagjozi.
FIRD u krijua duke u bazuar në rekomandimet e Komisionit Ndërkombëtar të Digave të Mëdha (ICOLD) si dhe forumit të inxhinierëve të rinj ICOLD – YEF (Young Engineers Forum) duke ndjekur shëmbullin e shumë forumeve analoge që funksionojnë pranë komiteteve kombëtare të digave në shumë vënde të zhvilluara të botës dhe jo vetëm. Si fillim u bë një prezantim i kësaj nisme si dhe Statuti lidhur me strukturën që do të kishte, mënyrën se si do të funksiononte dhe përfitimet që do të sillte për inxhinierët e rinj të vendit tonë, të cilët merren me projektimin, implementimin, shfrytëzimin dhe monitorimin e digave.
Në takimin e parë të këtij forumi u bë regjistrimi i antarëve të këtij forumi që kishin shprehur dëshirën për të qenë pjesë e tij. Në këtë takim themelues u antaresuan rreth 40 inxhinierë të rinj që punojnë në sektorin publik dhe privat, të angazhuar në projektim, zbatim, shfrytëzim apo monitorimin e disa nga digat me të rendësishme të vendit tonë siç janë digat e kaskadës së lumit Drin, digat në kaskadën e lumit Devoll, etj.
Pas diskutimeve dhe një procesi votimi të hapur u arrit në përzgjedhjen e Komitetit Drejtues të këtij forumi i përbërë nga 5 antarë. Kryetar i parë i FIRD u zgjodh ing. Olsi Barko.
Në këtë takim u caktuan detyra dhe projekte për të zhvilluar forumin në mënyrë që t’i vijë në ndihmë inxhinierëve të rinj për të krijuar një rrjet për shkëmbime informacioni dhe eksperiencë.
Gjatë periudhës 2017 – 2022 , FIRD ka kryer një sërë aktivitetesh si vizita në digat kryesore të vendit, takime dhe pjesmarrje në evente të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare.
Në 5 Maj 2022 u bë takimi i antarve të FIRD për të analizuar veprimtarinë e periudhës 2017-2022 dhe për të bërë zgjedhjet e reja të Komitetit Drejtues të FIRD. Në takim morën pjesë Arjan Jovani – Kryetar i KKDM dhe Arduen Karagjozi – antar i KTD. Në fund të takimit u bënë zgjedhjet e komitetit drejtues të FIRD dhe kryetar i FIRD u zgjodh ing. Erjon Qosja.
FIRD tashme është një forum i njohur dhe i mbështetur nga KKDM si dhe ICOLD – YEF duke u njohur ndërkombtarisht pranë ICOLD me emrin Albanian Young Engineers Forum (ALB-YEF).
Tiranë, Maj 2022