Cfare Bejme
28 Janar, 2021
KKDM eshte institucion publik qe ushtron kontrollin e shtetit per sigurine e digave dhe dambave si vepra te nje rendesie te vecante dhe perfaqeson Shtetin shqiptar ne Komisionin Nderkombetar te Digave te Medha
Detyrat Kryesore te KKDM jane:
- Mbeshtetja e perparimit teknik ne konceptim, ndertim, shfrytezim, mirembajtje te digave dhe dambave ne interes te zhvillimit ekonomik dhe shoqeror te vendit
- Miratimi i projekt-ideve dhe projekt zbatimeve te digave te reja si dhe projektet e riparimit dhe te permiresimit te digave dhe dambave qe jane ne shfrytezim;
- Kontrolli fizik dhe dokumentar, verifikues ne digat dhe dambat gjate ndertimit dhe shfrytezimit te tyre.
- Organizimi dhe Drejtimi i procesit per pregatitjen e te gjithe dokumentacionit ligjor dhe teknik qe vepron ne digat dhe dambat
- Sensibilizimi i organeve shteterore dhe te publikut te gjere per vlerat e shumanshme te digave dhe dambave por edhe per pasojat shume te renda ne vlerat ekonomike dhe njerezore ne rastin e prishjes se tyre
- Informimi i Keshillit te Ministrave per gjendjen e digave dhe dambave si dhe dhenie te mendimit ne lidhje me ecurine normale te tyre dhe permiresimin ne kohe
- Miratimi i kritereve per dhenie licencash te projektimit dhe ndertimit te digave dhe dambave
- Organizimi i shkembimit te te dhenave dhe pervojes ndermjet KKDM dhe Komiteteve te vendeve te tjera permes specialisteve dhe organizatave brenda dhe jasht vendit
- Pjesmarrjen ne aktivitetet e ICOLD duke perfaqesuar shtetin shqiptar si dhe plotesimin e detyrimeve teknike dhe financiare ndaj ICOLD