14. Maj 2025

Histori e Shkurter per KKDM dhe Digat

16 Prill, 2021
PERSHKRIM I SHKURTER PER KKDM

Historia e krijimit te KKDM është rrjedhoje e zhvillimit modern të sektorit te ndertimit te digave qe filloi ne vitin 1952 ne vendin tone per qellim te prodhimit te energjise elektrike nga uji i lumenjve si dhe per ndertimin digave per qellime ujitje.

Pas një historie me se 12 vjecare te fillimit te ndertimit te digave ne Shqiperi dhe krijimit te nje eksperience te pasur te inxhiniereve shqiptare ne projektimin dhe ndertimin e digave, u be domosdoshmeri ngritja e nje institucioni qendror qe do te drejtonte procesin, mbeshteste perparimin teknik ne konceptim, ndertim dhe zhvillim si dhe do te organizonte kembimin e te dhenave dhe pervojes me organizata nderkombetare analoge ne europe dhe ne bote.

Sic dihet, ne vitin 1952 filloi ndertimi i Diges se pare ne Shqiperi qe ishte diga e Ulzes mbi lumin Mat. Kjo dige betonarme me lartesi 64 m e projektuar nga Instituti “Hidroenergoproject” i Leningrad filloi te ndertohej nga ndertuesit shqiptare ne bashkepunim dhe drejtimin e specialisteve Sovjetike. Ne vitin 1957 pas 5 vitesh te nje pune te veshtire, vetmohuese dhe me plot sakrifica u arrit te perfundonte me sukses dhe te behej e mundur krijimi i rezervuarit te Ulzes dhe venia ne pune e HEC Ulez. Kjo veper me kontributin e dhene nga Inxhinieret dhe Punonjesit shqiptare ne bashkepunim me specialistet sovjetike u be nje shkolle e madhe per ndertimin e digave te medha ne te ardhmen nepermjet realizimeve inovative gjate procesit te betonimit qe bene te mundur realizimin ne kohe te kesaj vepre te pare ne kete fushe.

Ndertimi i kesaj dige u pasua nga ndertimi i nje dige tjeter betonarme me gravitet me lartesi 48 m ne Shkopet per te cilen filluan pune ne vitin 1958 ne nje distance rreth 15 km me poshte diges se pare ku specialistet shqiptare duke mesuar nga pervoja e pare dhe duke u ndeshur me veshtiresi te shumta qe u shtuan edhe nga fillimi i ftohjes se marredhenieve shteterore me BS, gradualisht moren te gjithe drejtimin e zbatimit te punimeve duke realizuar me sukses ndertimin e saj dhe te HEC Shkopet ne vitin 1963 kohe kur ndihma sovjetike kishte tre vjet qe ishte nderprere. Ne kete kohe kishte filluar edhe ideja e ngritjes se institucioneve teknike projektuese te cilat gradualisht filluan edhe te konceptonin zgjidhjet teknike dhe projektet e zbatimit

Gjate kesaj periudhe 12 vjecare filloi edhe ndertimi i digave te medha me material vendi dhe argjile qe u perdoren per ujitjen e tokave bujqesore si dhe ndertimi i diges se liqenit artificial te Tiranes (1957-1958) uji i te ciles sherbeu si uje teknologjik per Kombinatin e tekstileve ne Tirane. Gjate periudhes 1961–1963 u ndertuan me se 14 diga te medha dheu dhe me material vendi e argjile, me lartesi deri ne 35 m te cilat u perdoren per ujtijen e tokave ne zonen e Tiranes, Fierit, Korces, Durresit dhe Lushnjes. Nje nder digat me te vecanta te ndertuara ne kete kohe eshte Diga e Murriz Thane e filluar ne 1960 dhe e perfunduar ne vitin 1962 e cila kishte nje lartesi 17 m dhe nje gjatesi prej 3570 ml dhe krijoi nje rezervuar uji me volum 66 milion m3 uje duke bere te mundur ujtijen e me se 32 000 ha toke bujqesore ne Lushnje dhe Fier.

Fillimi i viteve 1960 perkoi me nje zhvillim te vrullshem te ketij sektori permes jo vetem ndertimit te digave te medha por edhe ngritjes se Instituteve teknike te projektimit qe filluan me byrone teknike te projektimit dhe u zhvilluan me ngritjen e Institutit teknik te HEC (ISP Nr 3) si dhe ISPVU me fokus ndertimin e digave te medha per ujitje. Ne kete kohe ishte krijuar Universiteti i Tiranes dhe ishte krijuar berthama e inxhiniereve te ketij sektori qe filluan te marrin pergjegjesite per ngritjen e ketyre objekteve sa gjigande aq edhe dobiprurese per ekonomine e vendit.

Kishte ardhur koha te mendohej per veprat e medha per prodhimin e energjise elektrike nga rrjedhja e ujit te lumit Drin, lumi me i madh i vendit dhe me potencial energjitik deri ne 7 miliard KWH. Keto vepra kerkonin profesionalizem, bashkepunim, ekipe te specializuara, pervoja dhe eksperienca te vecanta. Kerkohej guxim dhe fillim i nje epoke te re ne fushen e inxhinierise shqiptare, moderne, me baza shkencore dhe me perkushtim te paperseritshem.

Ne fillim te vitit 1964, u propozua ne Keshillin e Ministrave, antaresimi i Shqiperise ne Komisionin Nderkombetar te digave te Medha (ICOLD) i cili ishte krijuar si nje organizate teknike ne kete fushe qe ne vitin 1928 si dhe Krijimi i Komitetit Kombetar te Digave te Medha qe do te ushtronte kontrollin e shtetit ne sektorin e digave dhe do te perfaqesonte Shqiperine ne ICOLD

Ky Komitet jo vetëm do të drejtonte dhe organizonte kete proces te veshtire dhe kompleks ne kete fushe por do krijonte edhe mundesite e bashkepunimit me faktoret me te mire profesionte te kesaj fushe.

Me aprovimin e këtij Propozimi nga Qeveria Shqiptare, një delegacion shqiptar me ne krye prof. Petrit Radovicka mori pjese ne Kongresin e 8 te ICOLD qe u zhvillua ne Maj 1964 ne Edinburg te Skocise. Gjate punimeve te ketij Kongresi, Shqiperia u pranua antare me te drejta te plota e ICOLD. Ky antaresim vazhdon edhe sot permes pjesmarrjeve aktive te perfaqesuesve shqiptare te KKDM

Pas pranimit në ICOLD, ne Tetor 1964 u krijua Komiteti Kombëtar i Digave të Medha (KKDM) në krye të të cilit u emërua prof. Petrit Radovicka i cili e drejtoi me sukes deri në vitin 1991.

Pas viteve 1991 deri me sot jane bere disa riorganizime dhe ristrukturime te KKDM permes vendimeve te Keshillit te Ministrave

Në vitin 2000, Kuvendi i Shqipërise aprovoi Ligjin Nr. 8681, datë 02.11.2000 “Per projektimin, Ndertimin, Shfrytezimin dhe Mirembajtjen e Digave dhe Dambave” I cili eshte ne fuqi edhe sot.

Në kete ligj përmes te tjerave eshte percaktuar edhe Roli i KKDM si organ i Keshillit te Ministrave qe ushtron kontrollin e shtetit per sigurine e Digave/ Dambave si vepra te një rendesie të vecante dhe perfaqeson shtetin shqiptar ne Komisionin Nderkombetar te Digave te Medha (ICOLD)

Ne kete ligj percaktohen edhe Detyrat kryesore te KKDM qe jane:

  1. Mbeshtetja e perparimit teknik ne konceptim, ndertim, shfrytezim dhe mirembajtje te digave/dambave ne interes te zhvillimit ekonomik e shoqeror te vendit;
  2. Organizimi i kembimit te te dhenave dhe te pervojes ndermjet Komitetit Shqiptar dhe Komiteteve te vendeve te tjera ndermjet specialisteve dhe organizatave brenda dhe me analoget e tyre jashte vendit;
  3. Ne bashkepunim me Institucione dhe organizma te specializuara organizon dhe drejton pregatitjen e te gjithe dokumentacionit ligjor dhe teknik qe vepron per digat dhe dambat;
  4. Miraton Projekt Idete dhe Projekt Zbatimet e digave te reja si dhe projektet e riparimit dhe te permiresimit te digave /dambave qe jane ne shfrytezim;
  5. Plotesimi i detyrimeve teknike dhe financiare ndaj ICOLD
  6. Nepermjet botimeve realizon propaganden teknike, sensibilizimin e organeve shteterore dhe te publikut te gjere per vlerat e shumanshme te digave/dambave por edhe per pasojat shume te renda ne vlerat ekonomike dhe ne njerez ne rastin e prishjes se tyre
  7. Ben Kontroll fizik dhe dokumentar, verifikues ne digat /dambat gjate ndertimit dhe shfrytezimit te tyre

Sfidat kryesore te KKDM per te ardhmen ne kete sector jane

  • Monitorimi dhe Siguria e Digave ekzistuese te medha,
  • Riorganizimi I sektorit te digave me synimin e forcimit te kontrollit, monitorimit dhe sigurise se digave
  • Pregatitja dhe Zbatimi i Planeve te Gadishmerise ne rastet e emergjencave civile,
  • Pregatitjen e programeve dhe Rregulloreve teknike per perballimin me sa me pak deme ne zonat poshte digave gjate prurjeve te medha te rreshjeve,
  • Pregatitja dhe zbatimi i Udhezuesve dhe standarteve teknike te larta ne projektimin, ndertimin, shfrytezimin, monitorimin dhe Sigurine e digave,
  • Miratimi i Projekteve per ndertimin e digave te reja te sigurta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth nesh

Komiteti Kombëtar i Digave të Mëdha (KKDM) është organ i Këshillit të Ministrave i cili ushtron kontrollin e shtetit për sigurinë e digave dhe dambave si vepra të një rëndesie të vecantë dhe përfaqeson shtetin shqiptar ne Komisionin Ndërkombetar te Digave të Mëdha (ICOLD).



Postimet e Fundit