Lajmet , Qershor 2026

Gjatë periudhës 22-26 qershor 2026, u organizuan me sukses në Delft të Holandës Takimi i 32-të i EWG-së mbi Erozionin e Brendshëm (EWG-IE) dhe Takimi i 7-të i EWG-së mbi Erozionin nga kalimet e ujit mbi dige dhe nga prishjet e digave nga mbialimi I ujit mbi dige (EWG – OOE).
Gjatë këtyre takimeve, pjesëmarrësit diskutuan disa tema të rëndësishme, duke përfshirë:
- Metodat e monitorimit dhe metodat gjeofizike për erozionin e brendshëm, Modelimin Numerik, mekanizmat e erozionit të brendshëm, kërkimin dhe interpretimin laboratorik, si dhe prezantimin e studimeve të ndryshme të rasteve.
- Teknologjitë mbrojtëse kundër erozionit nga mbikalimi i ujit ne diga dhe argjinatura, erozionit nga mbikalimi i ujit ne argjinatura, erozionit ne bazamentet poshtë digave të betonit dhe erozionit nga mbikalimi të derdhjes se ujit.
- Projekte aktuale dhe te ardhshëm evropiane te kërkimit shkencor në sektorin e digave dhe rezervuarëve (9 projekte kryesore kërkimore dhe shkencore) duke përfshirë projektin kërkimor për digat dixhitale NWO, projektin kërkimor mbi metodat e investigimit, projektin kërkimor mbi bazamentin e digave të lumenjve dhe erozionin e brendshëm, projektet BIGALPS, BEAVER4 Life,
Takimet e punes mblodhën së bashku një gamë të gjerë ekspertësh nga Institucionet Kërkimore, Universitetet dhe Industria, duke ofruar një mundësi të shkëlqyer për shkëmbimin e njohurive dhe forcimin e bashkëpunimit brenda komunitetit evropian të digave.
Në takim mori pjesë edhe Presidenti i EURCOLD, Z. Jovani, i cili përshëndeti organizimin e suksesshëm të këtyre aktiviteteve dhe theksoi rëndësinë e adresimit të çështjeve të tilla të rëndësishme, të cilat përfaqësojnë disa nga sfidat kryesore për sigurinë e digave në Evropë. Në veçanti, ai theksoi rëndësinë e promovimit të qasjes moderne për uljen e rrezikut të mbingarkesës dhe qasjes moderne ndaj menaxhimit të erozionit të brendshëm si elementë thelbësorë të strategjive të ardhshme të sigurisë së digave.
Përfundimet kryesore nga këto takime pune ishin:
- Mbingarkesa dhe Erozioni i Brendshëm nuk janë sfida të reja. Ajo që është e re është urgjenca e krijuar nga ndryshimet klimatike, infrastruktura e vjetëruar e digave dhe rritja e pritjeve shoqërore në lidhje me sigurinë e digave.
- Këto sfida nuk mund të zgjidhen vetëm nga pronarët e digave. Ato kërkojnë bashkëpunim të ngushtë midis pronarëve të digave, universiteteve, institucioneve qeveritare, studiuesve dhe institucioneve akademike.
- Kërkimi shkencor duhet të mbetet në qendër të politikës së sigurisë së digave. Investimet në kërkim janë themelore në sigurinë publike.
Këto përfundime nënvizojnë rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërkombëtar dhe shkëmbimit të njohurive brenda komunitetit evropian të digave.





