27. Janar 2026

Lajmet, Dhjetor 2025

22 Janar, 2026
Picture2
Gjate muajit Dhjetor 2025, jane organizuar dy takime mjaft te rendesishme nderkombetare ku KKDM ka marre pjese.

1- Në datën 08.12.2025, eshte organizuar Takimi i perfaqesuesve te Rrjetit te Autoriteteve Europiane te Sigurise se digave (EDSAN). Ne kete takim u analizua dhe u diskutua ne lidhje me takimin vjetor te EDSAN ne Bergen te Norvegjise ne 27-30 Prill 2026
Gjate ketij takimi u diskutuan ne lidhje me ceshtjet kryesore qe do te diskutohen gjate takimt te EDSAN ne Bergen. Ne fillim te takimit do te kete prezantime nga perfaqesuesit e 15 shteteve europiane ne lidhje me ngjarjet dhe problematikat kryesore ne vendet e tyre. Me pas do te trajtohen ceshtje ne lidhje me forcimin dhe perditesimin e kuadrit ligjor ne Europe, aspekte ne lidhje me kerkesat per sigurine e digave te vogla si dhe kerkesat ne lidhje me ndertimin e impianteve diellore notuese ne rezervuaret e krijuar nga digat. Ne lidhje me ceshtjen e kuadrit ligjor u kerkuar qe te bashkepunohej me EURCOLD I cili ka pregatitur ne raport per kuadrin ligjor ne 12 vende europiane dhe ti kerkohej ketij organizmi perditesimi I ketij raporti me zhvillimet e fundit dhe perditesimet qe jane kryer gjate viteve te fundit dhe ne menyre te vecante ne Spanje dhe Itali
Me pas perfaqesuesit e Skocise dhe te Spanjes prezantuan disa problematika ne lidhje me permbytjet dhe sigurine e digave te vogla ne vendet e tyre.
Ne fund te takimit, Perfaqesuesja e Norvegjise dha detaje ne lidhje me organizimin e takimit ne Bergen te Norvegjise ne datat 27-30 ku pervec sesionit zyrtar te takimit do te kete edhe vizita ne terren per te pare nga afer organizimin e monotorimit te digave ne Norvegji.

2- Në datën 09.12.2025, eshte organizuar Takimi i Bordit drejtues te Klubit Europian te ICOLD (EURCOLD) ku moren pjese perfaqesues te 19 vendeve europiane qe jane antare te ICOLD. Theksojme se ne kete klub marrin pjese 26 Komitete europiane te digave ne ICOLD te cilat perbejne perbejne edhe grupin me te madh rajonal ne kete Organizate nderkombetare. Ne Europe jane te ndertuara me se 8000 diga te medha dhe afro 35 000 diga te vogla. Ne takim u analizuan dhe u shqyrtuan disa ceshtje kryesore si me poshte:

a- Raporti vjetor ne lidhje me Aktivitetet dhe punen e kryer te grupeve te punes gjate vitit 2025
Ky raport u prezantua nga Presidentja e EURCOLD, zj. Sera Lazaridou e cila u fokusua ne prioritetet dhe aktivitetet e zbatuara gjate vitit 2025 si

  • Mbeshtetja dhe Promovimi I grupeve europiane te punes.
  • Promovimi I pjesmarrjes se inxhinierve te rinj ne aktivitetet e EURCOLD.
  • Promovimi I zhvillimit te kapaciteteve ne sektorin e digave.
  • Strategjia organizative e arritur.
  • Perditesimi ne lidhje me grupet e punes dhe Komitetet europiane te digave

b- Ndryshimet dhe Plotesime ne Statutin e EURCOLD dhe ne
Gjate takimit u diskutuan ndryshimet e nevojshme qe duhet te behen ne Statutin e EURCOLD I cili eshte hartuar ne vitin e krijimit te ketij Klubi ne vitin 1995. Te gjithe pjesamrresit rane dakord dhe miratuan ndryshimet e propozuara nga grup I punes te cilat konsistonin ne ndryshimet te seksionit 5 ne lidhje me Bordin drejtues te EURCOLD, ndrysimet ne seksionin 6 dhe 7 ne lidhje me Sekretarin e pergjithshem te EURCOLD dhe Grupet e punes EWG.

c-Aktivitetet e EURCOLD gjate Takimit te vjetor te ICOLD ne Guadalajara te Meksikes ne 21-27 Maj 2026 si dhe Simpoziumi i EURCOLD ne 20-26 Shtator 2026 ne Bydgoszcz te Polonise.
Gjate takimit u diskutua ne lidhje me pjesmarrjen aktive te Komiteteve europiane te digave ne Takimin vjetor te ICOLD me teme “Uji, Energjia dhe Shoqeria” si dhe per takimin e parashikuar te bordit drejtues te EURCOLD gjate ketij Takimi qe do te mbahet ne Guadalajara te Meksikes ne 22- 29 Maj 2026.
Ceshtjet kryesore qe do te trajtohen ne takimin vjetor te ICOLD jane:

  •  Politikat per Sigurine dhe Qeverisjen e Digave.
  • Planifikimi I Ujit dhe Rezistenca ndaj ndryshimeve Klimatike.
  • Inovacioni dhe Teknologjia ne sektorin e digave.
  • Tranzicioni Energjitik dhe Shoqeria.
  • Integrimi Mjedisor

Ne takim u diskutua gjeresisht edhe per programin e takimit te perfaqesueve te komiteteve Europiane te digave dhe bordit drejtues te EURCOLD ne Guadalajara ne daten 24 Maj 2026

Gjithashtu, Ne takim u diskutua edhe ne lidhje me organizimin dhe ceshtjet qe do te trajtohen ne Simpoziumin e EURCOLD ne bashkepunim me POLCOLD te parashikuar ne 20-25 Shtator 2026 ne Bydgoszcz te Polonise. Gjate ketij simpoziumi jane parashikuar te trajtohen disa ceshtje si:

  • Menaxhimi I Sigurise se digave dhe rezervuareve per njerezit.
  • Digat dhe Energjia.
  • Inxhinieria dhe Ndertimi i Digave.
  • Argjinaturat dhe Dambat.

d-Zgjedhja e Presidentit te EURCOLD per periudhen 2026- 2028.
Sipas Statutit te EURCOLD, gjate takimit u zhvillua procesi i zgjedhjes se Presidnetit te EURCOLD per periudhen 2026 – 2028. Presidenti I POLCOLD, Z. Piotr Sliwinski prezantoi kandidaturen e z. Arjan Jovani – ish Kryetar i Komitetit Shqiptar te digave te Medha duke dhene edhe nje informacion te permbledhur ne lidhje me pjesmarrjet ne aktivitetet e ICOLD dhe punen e kryer prej tij si Kryetar i KKDM. Me pas ju dha fjala z. Arjan Jovani i cili prezantoi prioritetet dhe drejtimet kryesore te punes se tij ne se zgjidhet drejtues i EURCOLD gjate kesaj periudhe si:

  • Mbeshtetje e Grupeve Europiane te punes si dhe angazhimin e eksperteve europiane ne Komitetet teknike te ICOLD.
  • Mbeshtetje e Invocaioneve ne Inxhinierine e digave.
  • Rritja e bashkepunimit ndermjet Komiteteve europiane te digave dhe te antareve te EURCOLD.
  • Promovimi i sektorit te digave per organizimit te aktiviteteve te ndryshme sic jane Dita Europiane e digave dhe Rezervuareve, Kompeticione dhe ekspozita ne lidhje me Digat, etj.
  • Mbeshtetja dhe promovimi i Inxhiniereve te rinj te digave ne aktivitetet e EURCOLD dhe ICOLD

Ne perfundim te procesit te zgjedhjes, Bordi drejtues i EURCOLD zgjodhi me unanimitet me 100 % te votave te pjesmarresve ne takim z. Arjan Jovani si President I EURCOLD per periudhen 2026-2028.

Picture1
Picture2
Picture3

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth nesh

Komiteti Kombëtar i Digave të Mëdha (KKDM) është organ i Këshillit të Ministrave i cili ushtron kontrollin e shtetit për sigurinë e digave dhe dambave si vepra të një rëndesie të vecantë dhe përfaqeson shtetin shqiptar ne Komisionin Ndërkombetar te Digave të Mëdha (ICOLD).



Postimet e Fundit