07. Nëntor 2024

Simpoziumi ndërkombëtar për Digat dhe tërmetet, Athinë, Greqi, 12-13 Shtator 2024

7 Tetor, 2024
Simpozium Greqi 1
Ne datat 12-13 Shtator 2024, në Athinë, Greqiu organizua Simpoziumi nderkombetar me teme “Digat dhe Termetet”.

Ky event u organizua nga Komiteti Grek I digave te medha ne bashkepunim me grupin e Termeteve prane ICOLD ne sallen e mbledhjeve ne War Museum ne Athine, Greqi. Ne Simpozium moren pjese perfaqesues te Komiteteve kombetare te digave te Greqise, Italise, Frances, Bullgarise, Maqedonise, Turqise si dhe antare te grupit te Termeteve te drejtuar nga kryetari I ketij Grupi z. Veilon si dhe antare te EUROCOLD te drejtuar nga presidentja Sera Lazaridou. Ne Simpozium merrte pjese edhe zevendes Presidentja e ICOLD per Europen, zj. Lisa Bensasson. Te ftuar ne kete event ishte edhe nje ekip i Komitetit Kombetar te digave te medha te Shqiperise (ALBCOLD) i perbere nga Kryetari i ketij Komiteti, z. Arjan Jovani dhe antari i KKDM dhe eksperti sizmolog per Termetet, prof. Llambro Duni te cilet paten edhe nje prezantim ne lidhje me digat e medha ne vendin tone dhe rregullat e reja per rrezikun sizmik ne digat e medha te Shqiperise si dhe per sfidat ne te ardhmen ne kete sektor.

Në simpozium u trajtuan disa ceshtje kryesore si

  • Treguesit e rrezikut te termeteve per vleresimin e sigurise se digave.
  • Masat ne pergjigje te lekundjeve sizmike ne digat e lerta prej dheu dhe prej betoni.
  • Sjellja eksperimentale dhe modelimet e digave nen ngarkes ciklike.
  • Performanca sizmike e digave prej betoni dhe zonat rreth tyre te impaktuara nga termetet.
  • Performanca sizmike e digave prej dheu dhe zonat perreth tyre te imkaptuara nga termetet.
  • Vleresimi I Sigurise ndaj Termeteve te elementeve kryesore te digave

Gjatë simpoziumit u organizuan takime pune me perfaqesues te Komiteteve te digave te medha te Turqise, Zvicres, Frances, Greqise, Bullgarise dhe Maqedonise, perfaqesues te EUROCOLD si dhe me eksperte te shquar ne fushen e sizmikes te vendeve te rajonit dhe Europes.

Simpozium Greqi
Simpozium Greqi 1

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth nesh

Komiteti Kombëtar i Digave të Mëdha (KKDM) është organ i Këshillit të Ministrave i cili ushtron kontrollin e shtetit për sigurinë e digave dhe dambave si vepra të një rëndesie të vecantë dhe përfaqeson shtetin shqiptar ne Komisionin Ndërkombetar te Digave të Mëdha (ICOLD).



Postimet e Fundit