01. Gusht 2025

Lajmet , Korrik 2025

31 Korrik, 2025
KKDM Korrik 2025
Gjate muajit Korrik 2025, KKDM ka organizuar disa aktivitete te rendesishme ne kuader te detyrave te percaktuara ne legjislacionin ne fuqi dhe te permiresimit te punes per monitorimin e digave.

Në datën 16.07.2025, Komiteti Kombëtar i Digave të Medha (KKDM) organizoi takimin e zakonshem per muajin Korrik 2025. Ne kete takim u analizuan dhe u shqyrtuan disa ceshtje kryesore si me poshte:

1- Shqyrtimi dhe Miratimi I Projekt buxhetit te KKDM per vitin 2026
Gjate mbledhjes u shqyrtuan dhe u diskutuan aktivitetet kryesore te KKDM dhe strukturave mbeshtetese te tij per vitin 2026 si dhe detyrimet e percaktuara ne legjislacionin ne fuqi per perfaqesimin e shtetit Shqiptar ne Komisionin nderkombetar te digave te medha (ICOLD) dhe ne aktivitetet e organizuara nga ICOLD. Antaret e Komitetit diskutuan per domosdoshmerine e mbeshtetjes se KKDM ne punen e saj ne lidhje me monitorimin dhe kontrollin e digave, pregatitjen e standardave teknike ne fushen e monitorimit te digave me material vendi dhe masave antisizmike ne kete sektor, organizimin e trainimeve per shfrytezuesit e digave ne lidhje me Operimin dhe monitorimin e digave, promovimin e sektorit te sigurise se digave, mbeshtetjen e perparimit teknik ne fushen e sigurise se digave, bashkepunimit me organizata analoge Europiane, etj. Pas diskutimeve të të gjithe antarëve të pranishem, KKDM vendosi të miratoj Buxhetin per vititn 2026 te propozuar nga ekipi i punes per shpenzimet e domosdoshme per aktivitetet dhe veprimtarine e KKDM dhe KTPD.

Për informacion më të detajuar Ju lutemi klikoni Vendimin Nr. 21 te KKDM, dt 16.07.2025 këtu

2- Shqyrtimi i projektit per investigimin dhe rehabilitimin e kolektorit kryesor te sistemit te shkarkimit te diges se liqenit te Tiranes i derguar nga UKT
Projekti i zbatimit i ardhur nga UKT dhe i pregatitur nga firma konsulente “EBS” shpk trajtonte gjetjet ne lidhje me investigimin e kryer per gjendjen e kolektori ne te gjithe gjatesine e tij prej me se 1.5 km si dhe masat qe duhet te merren per rehabilitimin e disa pjeseve kryesore te tij te cilat jane bllokuar dhe krijojne probleme gjate shkarkimit te ujrave te teperta ne te. Ky projekt bazohej ne plotesimin e kerkesave te KKDM te dhena ne takimin e muajit Shkurt 2025 per nderhyrjet qe duhet te kryhen ne te gjithe gjatesine e tij. Ne takim ishin perfaqesues te firmes Konsulente dhe te UKT te cilet dhane shpjegimet perkatese per gjendjen aktuale, llogaritjet dhe propozimet per rehabilitimin e zonave me problematike te ketij kolektori.
Nga Investigimi i kryer nga ekspertet e firmes konsulente rezulton se ne dy zona ku kalon ky kolektor, ka bllokime te pusetave, bllokime te tubacionit si dhe nendimensionim per shkak te prurjeve shtese te ardhura dhe diametrit aktual te kolektorit. Zonat me problematike jane zona pas diges ku kolektori kalon poshte ndertesave te ish-Universiteti Ballkan dhe zona ne afersi te nje ndertese shumekateshe ne ndertim prane nderteses se KESH sh.a. Ne keto zona ekziston rreziku i madh qe gjate prurjeve maksimale qe mund te vijne ne zone te kemi bllokime te levizjes se ujit dhe permbytje ne zonen perreth tyre.

Ekspertet dhe antaret e KKDM rane dakord me konkluzionet e projektuesve se ne keto dy zona duhet te nderhyhet dhe te behet rehabilitimi i kolektorit duke bere te mundur edhe spostimin e tij pergjate rrugeve me synimin e shmangjes se trasese te ketij kolektori nga zonat private dhe kalimin ne zona publike ku edhe mirembajtja ne te ardhmen eshte me e lehte dhe pa probleme.

Njëkohësisht, antaret e KKDM shprehen shqetesimin se Bashkia e Tiranes si pronare e objektit akoma nuk eshte shprehur per kerkesen e UKT ne lidhje me nderhyrjet ne kete kolektor si dhe per ndryshimet e nevojshme te trasese se tij te propozuar nga firma Konsulente. Antaret e KKDM shprehen mendimin se projekti i prezantuar mund te zbatohet vetem pas miratimit, nga pronari i objektit qe eshte bashkia Tirane, te rehabilitimit dhe kalimit ne zona publike per dy pjeset kryesore te kolektorit te propozuar ne projektin ne fjale. KKDM do te jete ne pritje te pergjigjes se Bashkise Tirane si pronare e objektit ne lidhje me nderhyrjet e propozuara ne projektin e paraqitur dhe me pas do te jap Vendimin perkates.

3- Shqyrtimi i projektit per rehabilitimin e diges se Pepel 1 ne bashkine Dropull
KKDM mori ne shqyrtim dokumentacionin teknik te projektit te zbatimit per rehabilitimin e diges se ujembledhesit te Pepel 1 te ardhur nga bashkia Dropull. Nga shqyrtimi i dokumentacionit te paraqitur rezulton se ne projektin e paraqitur ishte e pargumentuar zevendesimi i shtreses me gure ne biefin e siperm te diges me nje shtrese betonarme. Vizatimet e paraqitura ne kete dokumentacion jane te paqarta dhe jo te plota. Mungojne shume detaje dhe profile terthore te shtreses betonarme, vepres se marrjes dhe disa objekteve te parashikuar ne projekt. Gjithahstu, Oponenca e kryer nga IN kishte dhene disa komente ne lidhje me projektin te cilat nuk ishin pasqyruar ne dokumentacionin e ardhur
KKDM kishte ftuar edhe perfaqesuesit dhe eksperte teknike te bashkise Dropull dhe te projektuesit te cilet duhet te jepnin sqarime ne lidhje me mangesite dhe problematikat e konstatuara por ekspertet teknike dhe projektuesit nuk ishin prezent.
Per te gjitha mangesite e mesiperme, antaret e KKDM gjykuan se ky projekt nuk mund te zbatohet ne kushtet qe eshte paraqitur dhe u kerkua qe te informohej Bashkia Dropull per problematikat dhe mangesite e konstatuara me synimin e permiresimit dhe plotesimit te dokumentacionit teknik.
Ne daten 22.07.2025, me kerkesen e KKDM u organizua nje takim pune i kryetarit te me Ministren e Bujqesise dhe Zhvillimit rural, zj. Anila Denaj per te diskutuar per disa ceshtje te rendeishme ne lidhje me monitorimin dhe menaxhimin e digave dhe rezervuareve qe administrohen nga MBZHR, vleresimin e aseteve te digave dhe rezervuareve te ujitjes, matjet e volumeve faktike te rezervuareve dhe ne menyre te vecante problematikat ne lidhje me monitorimin e diges dhe rezervuarit te Thanes
Gjithashtu, ne daten 23.07.2025, u organizua nje takim pune ne prefekturen e qarkut te Korces per te diskutuar ne lidhje me listen dhe pasaportat per digat e vogla sipas udhezimeve dhe kerkesave te KKDM. Vleresimin e aseteve te 122 digave dhe rezervuareve ne qarkun e Korces, organizimin e njesive te drejtimit teknik ne diga si dhe raportimi i problematikave per gjendjen dhe monotorimin e digave ne qarkun e Korces.

KKDM Korrik 2025
KKDM Korrik 2025 (1)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth nesh

Komiteti Kombëtar i Digave të Mëdha (KKDM) është organ i Këshillit të Ministrave i cili ushtron kontrollin e shtetit për sigurinë e digave dhe dambave si vepra të një rëndesie të vecantë dhe përfaqeson shtetin shqiptar ne Komisionin Ndërkombetar te Digave të Mëdha (ICOLD).



Postimet e Fundit