28. Qershor 2025

Lajmet, Janar 2025

19 Qershor, 2025
Rezervuari i Digës Bovillë
Ne datën 22.01.2025, ne baze te urdhrit Nr. 9 te Ministres se MIE, zj. Belinda Balluku u be emërimi i antareve te rinj te KKDM per periudhën 2025 – 2029.

Pas riorganizimit te ri dhe emerimit te antareve te rinj te KKDM, ne daten 31.01.2025, KKDM ka organizuar takimin e pare te vitit 2025. Ne kete takim u analizuan dhe u shqyrtuan disa ceshtje kryesore si me poshte:

1- Programi i punes se KKDM dhe KTPD per vitin 2025

Programi I punes se KKDM I paraqitur u diskutua dhe u shqyrtua nga te gjithe antaret e KKDM te cilet dhane mendimet e tyre per te patur nje program qe do ti pergjigjet problematikave aktuale te sigurise dhe kontrollit te digave ne vend, bashkepunimit me institucionet kombetare dhe nderkomebtare, angazhimit te KKDM ne veprimtarite e ICOLD ku u vu theksi ne pjesmarrjen aktive ne kongresin e 28 te ICOLD ne Chengdu te Kines ne Maj 2025. Gjithashtu, u diskutua gjeresisht ne lidhje me raportin vjetor qe duhet te doreohet ne Keshillin e Ministrave si dhe ne nevojen per reformen qe duhet te kryhet ne sektorin e digave sipas rekomandimeve te eksperteve europiane si dhe eksperiencave me te mira ne Europe si ne Itali, Zvicer, France, etj.

Për informacion më të detajuar Ju lutemi klikoni Vendimin Nr. 1 te KKDM, dt 31.01.2025 këtu

2- Miratimi I Mbikqyresit te punimeve per Rehabilitimin e diges se Gaduroves ne bashkine Mallakaster

Në mbështetje te Ligjit Nr. 8681, datë 02.11.2000 ”Për Projektimin, Ndertimin, Shfrytezimin dhe Mirembajtjen e Digave dhe Dambave” dhe VKM Nr. 147, datë 18.03.2004 ”Miratimin e Rregullores për Sigurinë e Digave dhe të Dambave”, Neni 20 dje 27, KKDM mori në shqyrtim Kerkesen e Bashkise Mallakaster per miratimin e mbikqyresit te punimeve te ndertimit per Rehabilitimin e diges se Gaduroves qe shfrytezohet nga Bashkia Mallakaster. Mbikqyresi i punimeve “SELAS” shpk me NIPT J71826005F dhe me drejtues Ligjor dhe teknik ing. Vladimir Agalliu i caktuar nga Bashkia Mallakaster per te mbikqyrur punimet per rehabilitimin e diges se Gaduroves qe shfrytezohet nga kjo Bashki, sipas dokumentacionit te dorezuar pranë KKDM rezulton se eshte me pervoje ne punimet e ndertimit te veprave hidroteknike dhe sidomos te digave dhe eshte i pajisur me licencen perkatese. Pas diskutimeve të të gjithe antarëve të pranishem, KKDM vendosi te miratoj kerkesen e Bashkise Mallakaster per caktimin e kompanise “SELAS” shpk si Mbikqyresin e Punimeve te ndertimit per rehabilitimin e diges se Gaduroves. Njekohesisht, KKDM vendosi ti kërkoj Bashkise Mallakaster qe ne perfundim te punimeve, Mbikqyresi i punimeve duhet te pregatit nje raport te plote te shoqeruar me te gjithe dokumentat perkatese dhe nje kopje e ketij raporti te dergohet prane KKDM dhe grupit te Kolaudimit sipas kerkesave te Nenit 20 te VKM se mesiperme si dhe te kryeje Kolaudimin e punimeve sipas kerkesave te Nenit 24 te VKM se mesiperme dhe te dorezoj projekti e zbatimit sipas faktit pas perfundimit te punimeve te parashikuara per rehabilitimin e kesaj dige si dhe dorezimin e Aktit te Kolaudimit te punimeve per miratim prane KKDM.

Për informacion më të detajuar Ju lutemi klikoni Vendimin Nr. 2 te KKDM, dt 31.01.2024 këtu

3- Shqyrtimi I problematikave te konstatuara ne digen e Bovilles gjate vizites ne terren

Gjate inspektimit te kryer ne digen e Bovilles u konstatua se monitorimi i kesaj dige te madhe mjaft te rendesishme nuk kryhet ne perputhje me kerkesat e legjislacionit te mesiperm. Prej shume vitesh, ne dige nuk eshte kryer ndonje monitorim gjeodezik, sizmik, hidrogjeologjik dhe gjeologjik me instrumenta. Instrumentat e Sistemeve te monitorimit te diges jane jasht funksionit. Ekipi i UKT qe admnistron kete dige nuk disponon te dhena te monitorimit me instrumenta te diges qe prej me se 10 vitesh.
Ne dige dhe ne zonen poshte saj nuk ka asnje sistem alarmi per rastet e emergjencave civile megjithese, bazuar ne legjislacionin ne fuqi, kjo dige me lartesi 91 m dhe me rezervuar me volum uji prej me se 78 milion m3 konsiderohet veper e rendesise se vecante.

Gjithashtu, gjate kontrollit ne terren u vu re se ne anen e djathte te diges, afro 500 m larg saj verehet nje carje e madhe e nje masivi shkembor, problematika e te cilit eshte identifikuar prej vitesh nga Sherbimi Gjeologjik Shqiptar dhe UKT por deri me sot nuk eshte ndermarre asnje mase per monitorimin e madhesise se kesaj carje. Gjate kontrollit ne terren u konstatuan disa punime mbushje dhe betoni per nje rruge kembesore turistike ne zonen e shkarkuesit katastrofik te diges te cilat krijojne probleme per funksionimin e shkarkuesit gjate shfrytezimit te diges si dhe per sigurine e levizjes se njerezve qe nuk jane personel i UKT.
Pas diskutimeve të të gjithe antarëve te pranishem, KKDMvendosi ti kërkoj UKT dhe Bashkise Tirane:

  • Te marre masa urgjente per Furnizimin dhe vendosjen e instrumentave te monitorimit te diges te kerkuar ne legjislacionin e mesiperm si dhe monitorimin me instrumenta te diges.
  • Te marre masa urgjente per furnizimin dhe vendosjen e nje sistemi bashkekohor te alarmit ne dige dhe ne zonen poshte saj me lajmerim ne kohe reale dhe online.
  • Te pezulloj menjehere punimet e rruges kembesore tek zona e shkarkuesit katastrofik dhe te kthehet zona ne gjendjen e percaktuar ne projektin origjinal.

Për informacion më të detajuar Ju lutemi klikoni Vendimin Nr. 3 te KKDM, dt 31.01.2024 këtu

4- Percaktimi I Kritereve qe duhet te plotesojne njesite e drejtimit teknike per sigurine dhe kontrollin e digave te medha gjate shfrytezimit te tyre

Gjate vitit 2024, permes Raporteve te dorezuara nga shfrytezuesit e digave eshte konstatuar se ne shume diga te medha mungojne ekipet apo njesite e drejtimit teknik ne shume prej shfrytezuesve te digave qe jane pergjegjes per kontrollin, mirembajtjen, shfrytezimin, monitorimin dhe sigurine e digave te medha. Bazuar ne nenin 5 te VKM Nr. 147, date 18.03.2004, percaktohet qarte qe ne cdo Ministri dhe Institucion qe administron diga duhet te funksionoj grupi i sigurise se digave per perberje inxhiniere hidroteknike dhe inxhiniere te specialiteteve te tjera te licencuar nga MIE. Aktualisht, ne Ministrine e Infrastruktures dhe Energjise apo ne strukturat ne varesi te saj qe administrojne digat per prodhim Hidroenergjie nuk funksionon nje grup i tille. Njekohesisht, ne piken 2 te Nenit 5 dhe ne nenin 29 te VKM se mesiperme kerkohet qe prane cdo shfrytezuesi te digave te medha, duke perfshire ndermarrjet shteterore, shoqerite private shpk, koncesionaret, bordet e kullimi, bashkite qe admnistrojne dhe shfrytezojne digat e medha duhet te funksionojne njesite e drejtimit teknik me perberje inxhiniere te specialitetit hidroteknik dhe te specialisteteve te tjera. Pas diskutimeve të të gjithe antarëve te pranishem, KKDMvendosi qe ti kërkohet shfrytezuesve te digave te medha qe perdoren per prodhim hidroenergjie dhe digave per furnizim me uje qe jane me rrisk te larte te kene ne funksion per nje dige ose grup digash te medha, njesite e drejtimit teknik me perberje prej te pakten 3 Inxhiniere me eksperience pune prej jo me pak se 5 vjet ne fushen e inxhinierise civile. Detyrat e antareve te kesaj njesie duhet te jene te percaktuara ne Rregulloren e shfrytezimit, mirembajtjes, monitorimit dhe sigurise se digave te medha te miratuar nga KKDM sipas nenit 29 te VKM Nr. 147, date 18.03.2004.

Për informacion më të detajuar Ju lutemi klikoni Vendimin Nr. 4 te KKDM, dt 31.01.2024 këtu

Rezervuari i Digës Bovillë
Diga Bovillë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth nesh

Komiteti Kombëtar i Digave të Mëdha (KKDM) është organ i Këshillit të Ministrave i cili ushtron kontrollin e shtetit për sigurinë e digave dhe dambave si vepra të një rëndesie të vecantë dhe përfaqeson shtetin shqiptar ne Komisionin Ndërkombetar te Digave të Mëdha (ICOLD).



Postimet e Fundit