Kongresi i 28 dhe takimi vjetor i ICOLD në Chengdu, Kinë, 16 -23.05 2025

Nga data 16 deri 23 Maj 2025, Në Chengdu të Kinës u organizua Kongresi i 28 i ICOLD dhe Takimivjetor i 93 i Komisionit Ndërkombetar per Digat e Medha (ICOLD).
Ne kete event te rendesishem moren pjese me shumë se 2700 eksperte në fushen e digave, perfaqesues të Komiteteve kombetare te digave nga me shume se 100 vende te botes, perfaqesues te kompanive te medha konsulente dhe ndertuese ne kete sektor si dhe personalitete ne sektorin e projektimit dhe ndertimit te digave. Ne kete kongres moren pjese
edhe z. Arjan Jovani – Kryetar i KKDM dhe z. Ermal Kacurri – antar i KKDM. Gjate diteve të Kongresit u trajtuan 4 cështje kryesore si më poshte:
- Çështja 108 – Digat dhe Rezervuaret ne kushtet e ndryshimeve klimatike. Gjate trajtimit te kesaj cështje u bene prezantime per sistemet e magazinimit te ujit me pompim, sistemet e paneleve FV lundrues, digat jasht lumenjve per ruajtjen e ujit dhe mbrojtja nga permbytjet.
- Çështja 109 – igat dhe Argjinaturat ne te ardhmen. Gjatë trajtimit të kësaj ceshtje u bënë prezantime për menaxhimin e digave te vjetra ne termin e operimit dhe rehabilitimit te tyre, siguria e digave gjate ndertimit dhe rehabilitimit te tyre si dhe raste te vecanta per digat e vogla dhe argjinaturat.
- Çëeshtja 110 – Siguria e digave dhe argjinaturave perball eventeve ekstreme hidrologjike.Gjate trajtimit te kësaj ceshtje u bëne prezantime në lidhje me vleresimin e eventeve ekstreme në kuader te ndryshimeve klimstike, vlerësimi i sigurise se strukturave hidroteknike për prurjet ekstreme si dhe parashikimi i permbytjeve në kohe real dhe menaxhimi i duhur i strukturave hidraulike në digat e mëdha.
- Çështja 111 – Projektimi Sizmik dhe Siguria e digave me material vendi.
Gjatë trajtimit të ceshtjes 110 ne lidhje me sigurine e digave perball eventeve ekstreme hidrologjike, perfaqesuesit e KKDM paten nje prezantim me titull “Ri-Vleresimi i kapaciteteve shkarkuese ne digat e kasakdes se lumit Drin ne Shqiperi” ku u trajtuan disa ceshtje si me poshte
- Informacion i përgjithshem për kaskadën e lumit Drin.
- Analiza dhe Modeli hidrologjik i lumit Drin.
- Drejtimi i përmbytjeve dhe Operimi i rezervuareve të kaskadës së lumit Drin.
- Konkluzione dhe rekomandime për masat që duhen marrë për menaxhimin e duhur të prurjeve.
Në datën 18-20 Maj 2025 u organizuan takimet e Komiteteve teknike te ICOLD ku antare të KKDM jane antare të perhershem dhe aktiv te ketyre komiteteve. Në keto takime u diskutua ne lidhje me pregatitjen e Buletineve te reja në sektorin e digave si dhe problematikat qe duhet te zgjidhen per rritjen e sigurise së digave dhe monitorimit te tyre
Në datën 21 Maj 2025 u organizua mbledhja e Asamblese së pergjithshme te ICOLD në te cilen pervec analizave per disa ceshtje te rendesishme ne sektorin e digave u be edhe zgjedhja e Presidentit te ri te ICOLD për periudhen 2025- 2028. Në kete post te rendesishem u zgjodh z. Devendra Kumar Sharma – ish president i INCOLD për periudhen 2018-2022 dhe Zv.President i ICOLD.
Gjithashtu, gjatë takimit të Asamblesë së përgjithshme të ICOLD u miratua edhe Deklarata e ICOLD per Rolin e Digave dhe Rezervuareve ne tranzicionin Energjitik dhe përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike. Kjo Deklarate u firmos edhe nga drejtuesit e organizatave nderkombetare si IHA, IEA, WWC, IME, ICID
Me shume detaje per aktivitetet e organizuara ne kete event gjenden ne website: www.www.icold-cigb.org
Gjate takimit te Asamblese së Përgjithshme te ICOLD dhe prezantimit të përfaqesuesit te KKDM
During the General Assembly Meeting of ICOLD and the presentation of the representative of the ALBCOLD

