Dita e Digave dhe Rezervuareve 2026

EURCOLD ka vendosur qe ne kuader te promovimit te Digave dhe Rezervuareve te organizoj ne javen e fundit te Muajit Maj 2026, Ditën e Digave dhe Rezervuareve 2026, duke i njohur këte infrastrukturë si asete të vlefshme në menaxhimin e ujit, që luajnë një rol vendimtar në ekonominë evropiane.
Mesazhi kryesor që dëshirojmë të përcjellim përmes posterit për këtë ditë të rëndësishme në sektorin e digave dhe rezervuarëve do të jetë “Sigurimi i qëndrueshmërisë ndaj ujit për Evropën”.
Ky mesazh do të theksojë si natyrën thelbësore të burimeve ujore ashtu edhe nevojën për fleksibilitet dhe përshtatje përballë ndryshimeve klimatike.
Detaje të mëtejshme jepen në kete mesazh nga Presidenti dhe Sekretari i Përgjithshëm i EURCOLD, bashkëngjitur këtij emaili.
Me kete rast, EURCOLD shpreh dëshirën që Komitetet Kombëtare Europiane te Digave dhe komuniteti i inxhiniereve dhe operatoreve te digave te medha të organizojnë sa më shumë aktivitete të jetë e mundur gjatë kësaj periudhe deri ne fund te muajit Maj 2026 për të promovuar këtë sektor të rëndësishëm.
Bashkelidhur gjeni Logon/Posterin dhe mesazhin perkates për Ditën e Digave dhe Rezervuareve 2026.



