05. Shkurt 2026

Digat e hidroenergjisë nuk janë shkaku i përmbytjeve të fundit, ato ndikojnë pozitivisht në reduktimin e riskut.

4 Shkurt, 2026
Koman, Janar 2026
Ne muajin Janar 2026 ne disa zona te vendit tone ka patur permbytje te medha te cilat kane shkaktuar edhe nje debat ne lidhje me shkakun e tyre.

Ne 23 Janar 2026, z. Arjan Jovani, President I EURCOLD dhe ish Kryetar i KKDM ka dhene nje interviste per Revisten Monitor ku thekson se Digat e Hidroenergjise nuk kane qene shkak i permbytjeve te fundit ne vendin tone por kane ndikuar pozitivisht per zvogelimin e rreziqeve qe mund te shkaktonin keto permbytje. Duke permendur faktin qe gjate ketyre diteve te muajit Janar 2026 kane ardhur ne lumin Drin me se 3800 m3/sek dhe ne lumin Devoll me se 850 m3/sek ne nje kohe qe shkarkimet nga operatoret e digave ne keto lumenj kane qene jo me shume
se 1200 m3/sek ne HEC Vau I Dejes dhe jo me shume se 300 m3/sek ne HEC Banja.

Bazuar ne nje analize teknike te situates, z. Jovani ka shpjeguar kerkesat ligjore dhe zbatimin e tyre ne lidhje me menaxhimin e prurjeve te medha te ardhura gjate kesaj kohe ne keto dy kaskada

Gjithashtu, ne kete interviste, z. Jovani ka ngritur shqetesimin ne lidhje me reagimin institucional ne sektorin e e digave si dhe me problematikat e funksionimit te disa Institucioneve ne kete sektor, koordinimin dhe planifikimin ne kohen e duhur te masave qe duhet te merren perpara ndodhjes se ngjarjeve te tilla me pasoja te medha ne Ekonomine shqiptare.

Per te pare kete interviste te botuar ne revisten “Monitor”, klikoni ketu

HC1
HC2
Koman, Janar 2026

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth nesh

Komiteti Kombëtar i Digave të Mëdha (KKDM) është organ i Këshillit të Ministrave i cili ushtron kontrollin e shtetit për sigurinë e digave dhe dambave si vepra të një rëndesie të vecantë dhe përfaqeson shtetin shqiptar ne Komisionin Ndërkombetar te Digave të Mëdha (ICOLD).



Postimet e Fundit