Shqipëria mbështet inisiativën e EURCOLD për ditën e Digave dhe Rezervuarëve me temë: “Sigurimi i qëndrueshmërisë së ujit për Europën”, Maj 2026

Europa eshte shtepia e me se 8000 digave te medha te cilat bejne te mundur krijimin e rezervave ujore prej me se 450 miliard m3 uje. Kjo Infrastrukture luan nje rol te rendeishem ne menaxhimin e ujit, prodhimin e energjise, ujitjen e tokave bujqesore, prodhimin e ujit te pijshem, mbrojtjen nga permbytjet si dhe qendrueshmerine ndaj ndryshimeve klimatike.
Dita e digave dhe Rezervuareve 2026 eshte nje Inisiative e inicuar nga Klubi Rajonal Europian i ICOLD (EURCOLD)I cili do te organizohet ne javen e fundit te Muajit Maj 2026 nga te gjitha Komitetet Kombetare Europiane te Digave.
Kjo Inisiative eshte lancuar per here te pare nga ITCOLD ne Maj 2024 per te promovuar rolin e digave dhe rezervuareve ne kontekstin ekonomik, social dhe mjedisor.
Këtë vit, ky event do të zhvillohet më 24 maj 2026 me pjesëmarrje aktive të vendeve anëtare të EURCOLD.
Tema kryesore e ketij eventi për këtë vit do të jetë “Sigurimi i Qendrueshmerise se Ujit për Evropën”. Ky mesazh thekson rëndësinë kritike të sigurimit të rezervave ujore, qëndrueshmërisë dhe besueshmërisë së burimeve ujore dhe infrastrukturës në të gjithë Evropën.



