20 Janar – 90 vjetori i lindjes se Prof. Fahrudin Hoxha, “Profesori i Digave te Medha ne Shqiperi”

Ne 20 Janar 1936 lindi ne Gjirokaster Prof. Farudin Hoxha, Projektuesi i disa digave te medha ne Shqiperi dhe Kryetari i Komitetit Kombetar te Digave te Medha te Shqiperise ne vitet 2000-2011.
Prof. Farudin Hoxha pasi perfundoi Politeknikun e Tiranes, ndoqi studimet e larta per ndertime hidroenergjitike ne Budapest/ Hungari dhe Sofie/ Bullgari Hoxha. Ne vitin 1961 u diplomua si Inxhinier Hidroteknik ne Universitetin e Tiranes
Me diplomen e Inxhinierit Hidroteknik, filloi pune ne Institutin Shteteror te Projektimit ne Tirane dhe me vone ne Institutin e Studimeve dhe Projektimeve te Hidrocentraleve duke vijuar rregullisht punen studimore dhe projektuese ne kete Institut deri ne vitin 1993. Ne vitin 1971 kreu specializimin pasuniversitar ne France per mekaniken e dherave dhe ndertimin e digave te larta me materiale vendi e cila i sherbeu ne punen projektuese per ndertimin e Digave me te medha hidroenergjitike ne vendin tone sic ishin Digat e HEC Fierze me lartesi 166.5 m dhe diga e HEC Komanit me lartesi 115.5 m si dhe per projektin e diges se Bovilles me lartesi 91 m te larte.
Nga viti 1997 deri ne vitin 2008 ka qene Antar I Keshillit te Rregullimit te Republikes se Shqiperise dhe nga viti 1997 deri ne vitin 2004 ka qene Antar I Keshillit te Politikes Shkencore dhe Zhvillimit Teknologjik te Republikes se Shqiperise. Ne vitin 1986 u pranua antar korrespondent i Akademise se Shkencave dhe nga viti 1989 u be antar i perhershem i saj.
Ne periudhen nga viti 2000 deri ne vitin 2011, Prof. Farudin Hoxha drejtoi Komitetin Kombetar te Digave te Medha te Shqiperise (KKDM)
Ai deri ne fund te jetes ka qene shume aktiv ne lidhje me sigurine e digave te medha dhe ne menyre te vecante per mbarevajtjen, monitorimin dhe funksionimin e veprave madheshtore qe projektoi. Ne Shtator 2017, Shqiperia humbi Profesorin e Digave te cilat edhe sot funksiojne dhe sherbejne per prodhimin e me se 60 % te energjise ne vendin tone.



