Udhezim i Pergjithshem i KKDM per Pasaporten e Digave dhe Formulari Nr.1
UDHËZIM I PËRGJITHSHËM
MBI
Dosjen Teknike/ Pasaporta e Digave
Dosja teknike/Pasaporta e Digave duhet te hartohet bazuar ne Vendimin e Keshillit te Ministrave Nr. 147, dt. 18.03.2004, neni 34 si dhe ne kerkesat e Udhezimit Nr. 4 Te Keshillit te Ministrave, dt.18.07.2003 “Per kerkesat e dokumentacionit ligjor dhe teknik qe duhet te permbaje dosja e Digave dhe e dambave”
Ne kete Pasaporte duhet te jepen:
- Te dhenat te pergjithshme teknike te te gjithe elementeve te Diges te percaktuara ne VKM Nr.147, dt.18.03.2004, Neni 3,
- Te dhenat Teknike ne lidhje me elementet e papershkueshmerise
- Te dhenat ne lidhje me Ujembledhesin e Krijuar nga Ndertimi i Diges (vellimi i perpunimit, vellimi i shfrytezimit dhe vellimi i vdekur) si dhe Masivet rreshqitese (ne se ka) ne brigjet qe e rrethojne ate
- Vizatimet Teknike te Trupit te Diges dhe Sistemeve te Shkarkimit, Devijimit, Marrjes se Ujit dhe Zbrazjes (te pakten Planimetria dhe Prerjet Terthore e gjatesore te tyre)
- Fotografi te Situates aktuale te Diges dhe elementeve te saj
- Studimet dhe Raportet Mbeshtetese
- Studimi dhe Raporti Gjeologjik, Gjeoteknik, Gjeologo –Inxhinierik
- Studimi Sizmik
- Studimi Hidrologjik
- Studimi mbi Materialet e Ndertimit
- Raporti Hidraulik duke perfshire edhe rezultatet e llogaritjeve perkatese
- Raporti per Instrumentat e kontrollit dhe te matjeve si dhe Sistemet e Monitorimit
- Cdo document teknik i nevojshem i kerkuar nga KKDM ne perputhje me kerkesat e Udhezimit Nr. 4, Dt. 18.07.2003 “Per kerkesat e dokumentacionit ligjor dhe teknik qe duhet te permbaje dosja e Digave dhe e dambave”
Per te unifikuar formen e paraqitjes se te dhenave te kerkuara, Dosja Teknike/ Pasaporta e digave do te jepet sipas Formularit Nr. 1 te aprovuar nga KKDM i cili i bashkelidhet ketij Udhezimi.
Per digat qe jane ne Shfrytezim prej me se 10 vitesh, Dosja Teknike/ Pasaporta e Digave duhet te permbaje edhe te dhenat ne lidhje me Riparimet apo Permiresimet qe jane kryer se fundmi si dhe te dhenat per matjet Batimetrike te kryera se fundmi sebashku me rezultatet e ketyre matjeve per volumin dhe siperfaqen e ujembledhesit ne nivelin maksimal te tij te shoqeruar me grafiket V=f(h) dhe S=f(H).
Per digat e Hidroenergjise qe jane ne Shfrytezim dhe per Digat qe kane te instaluara Sistemet e Monitorimit te Filtrimeve, monitorimit Sizmik, Monitorimit Gjeodezik, Monitorimit Piezometrik dhe Monitorimit Gjeologjik, Dosja Teknike/ Pasaporta e Digave duhet te permbaje edhe te dhenat teknike ne lidhje me sistemet e Monitorimit, Instrumentat matese te instaluara te ketyre sistemeve, numrin e tyre, kohen e instalimit, shperndarjen e tyre ne zone te shoqeruar me simbolet perkatese te tyre dhe me nje planimetri te vendosjes se tyre.
KOMITETI KOMBËTAR I DIGAVE TË MËDHA
KRYETARI
Arjan JOVANI