06. October 2026

…

KKDM merr pjesë në takimin për menaxhimin e rrezikut nga përmbytjet në Qarkun Korçë

October 6, 2026
DSC09318.ARW
Më 5 tetor 2026, në Bashkinë Maliq, u zhvillua mbledhja e Organit Këshillimor të Prefektit të Qarkut Korçë me temë “Menaxhimi i rrezikut nga përmbytjet në Qarkun Korçë: analiza e shkaqeve, masat parandaluese dhe koordinimi ndërinstitucional”, ku Komiteti Kombëtar i Digave të Mëdha (KKDM) mori pjesë me përfaqësuesit e tij.

Në cilësinë e Kryetarit të KKDM-së, z. Ardian Islami falënderoi Prefekten e Qarkut Korçë, Dr. Florinda Zegullaj, për iniciativën, organizimin dhe fjalën hapëse të takimit, në të cilën u evidentuan në mënyrë të detajuar angazhimet e nevojshme të qeverisjes vendore për garantimin e sigurisë dhe mirëfunksionimit të rreth 41 digave të mëdha dhe 81 digave të vogla që përdoren dhe shfrytëzohen nga bashkitë e Qarkun Korçë.

Një falënderim i veçantë iu drejtua gjithashtu Kryetarit të Këshillit të Qarkut Korçë, si dhe kryetarëve të bashkive të qarkut, për pasqyrimin e problematikave konkrete të hasura në terren, veçanërisht në lidhje me sigurinë, mirëmbajtjen dhe operimin e digave.

Po ashtu, Kryetari i KKDM-së vlerësoi praninë e ekspertëve të fushës dhe theksoi se kishte nderin të pasonte në këtë detyrë një nga figurat më të spikatura të sektorit të digave në Shqipëri, z. Arjan Jovani, aktualisht President i EURCOLD. Ky fakt përbën një tregues të qartë të nivelit të lartë profesional të ekspertizës shqiptare në fushën e sigurisë së digave dhe të vlerësimit në arenën ndërkombëtare.

Nga ana e KKDM-së u evidentua se, sipas regjistrit të përditësuar për vitin 2025, nga gjashtë bashkitë që administrojnë dhe shfrytëzojnë diga në Qarkun Korçë, vetëm Bashkia Kolonjë ka dorëzuar informacion për digat e mëdha dhe pjesërisht për një numër digash të vogla. Gjithashtu, kjo bashki ka zbatuar pjesërisht vendimet e KKDM-së, duke ngritur Njësinë e Drejtimit Teknik për Sigurinë e Digave.

KKDM theksoi nevojën e një angazhim më të madh nga të gjitha bashkitë për përmbushjen e kërkesave ligjore dhe teknike që lidhen me sigurinë e digave. Kjo përfshin përditësimin e pasaportave të digave, dorëzimin pranë KKDM-së të rregulloreve të shfrytëzimit, hartimin dhe përditësimin e planeve të emergjencës, monitorimin e vazhdueshëm të objekteve, si dhe paraqitjen e raporteve vjetore teknike.

Në përfundim, Kryetari i KKDM-së, z. Ardian Islami, shprehu gatishmërinë e plotë për të forcuar bashkëpunimin me Institucionin e Prefektit të Qarkut Korçë dhe me të gjitha bashkitë e qarkut, me qëllim rritjen e standardeve të sigurisë së digave, minimizimin e rreziqeve nga përmbytjet dhe përmirësimin e monitorimit dhe administrimit të veprave ujore.

Takimi u zhvillua në Qendrën Kulturore Komunitare ‘Dhimiter Orgocka”, Bashkia Maliq

DSC09225.ARW
DSC09228.ARW
DSC09230.ARW
DSC09260.ARW
DSC09312.ARW
DSC09310.ARW
DSC09255.ARW
DSC09251.ARW
DSC09298.ARW
DSC09295.ARW
DSC09250.ARW
DSC09249.ARW
DSC09293.ARW
DSC09292.ARW
DSC09239.ARW
DSC09237.ARW
DSC09291.ARW
DSC09285.ARW
DSC09235.ARW
DSC09232.ARW
DSC09282.ARW

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth nesh

Komiteti Kombëtar i Digave të Mëdha (KKDM) është organ i Këshillit të Ministrave i cili ushtron kontrollin e shtetit për sigurinë e digave dhe dambave si vepra të një rëndesie të vecantë dhe përfaqeson shtetin shqiptar ne Komisionin Ndërkombetar te Digave të Mëdha (ICOLD).



Postimet e Fundit